Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Rilës dhe qyteti i lashtë Nesebër janë ndër objektet më të njohura të UNESKO-së në Bullgari, tregon kuizi ynë online

Foto: arkiv

Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.

Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?

Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.


Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.

Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.

Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.

Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!

Përpilues: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot - 16 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë të sotëm ju ofrojmë dy tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Së pari do t’ju tregojmë për fshatin Babjak, një fshat i jashtëzakonshëm në malin e Rodopeve, i njohur si “Zvicra e vogël e Rodopeve...

botuar më 24-08-16 3.00.MD

Bullgaria sot – 15 gusht 2024

Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë në rubrikën “Shoqëri” do të flasim për problemet e kafshëve të pastrehë në Bullgari. Pas kësaj ju ftojmë të bëjmë një shëtitje përgjatë..

botuar më 24-08-15 3.00.MD

Bullgaria sot – 14 gusht 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 gusht 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Histori” mund të mësoni fakte interesante për kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë...

botuar më 24-08-14 3.00.MD