Tregimi i parë në të prezanton Gjysha Tonka Obretenova (1812-1983), një revolucionare bullgare, nëna e revolucionarëve bullgarë, e cila ndihmonte në organizimin dhe financimin e komitetit revolucionar në qytetin Ruse. Pas saj radhiten imazhet e mësueseve, arsimtareve të para bullgare si dhe të grave me arritje në shkencë dhe në art.
Gjithçka filloi me studimin “Vojvodë bullgarë deri në fund të shekullit XIX” – një libër kushtuar lëvizjes së kaçakëve në Bullgari dhe përfaqësuesve të saj. Redaktorja Galina Ivanova duhej të përgatisë librin për të shtypur.
“Fati i tyre më frymëzoi dhe më bëri të kërkojë më shumë fakte – tregon ajo. – E pyesja veten pse dimë aq pak për heronjtë tanë, madje edhe më pak për gratë mes tyre. Dhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare Bullgare një nga pasuritë më të mëdha të popullit tonë ishin iluministet, edukatoret, arsimtaret, pjesëmarrëse në të gjitha ngjarjet historike. Kështu te unë lindi ideja që në një libër të përmbledhë biografitë e grave të lindura në shekullin e XIX deri në mesin e shekullit të XX të cilat kontribuuan për përparimin e përgjithshëm të vendit dhe të popullit tonë. Zbulova se ideja që shpërndahet gjerësisht madje edhe për gratë e famshme bullgare është sipërfaqësore sepse njohim vetëm një pjesë të historisë së tyre të vërtetë.
Një shembull tipik në këtë drejtim është Rajna Knjaginja e cila qepi flamurin kryesor të Kryengritjes së Prillit dhe duke e valëvitur atë e udhëhoqi kryengritësve krahë për krahë me Georgi Benkovskin – figurën kryesore në organizimin dhe udhëheqës të kryengritjes në vitin 1876. Në fakt ajo është një nga shumë figurat tragjike në historinë tonë. Pak flitet për torturat, poshtërimet, përdhosjet të cilëve ajo iu nënshtrua nga robëruesit osmanë. Ajo u bë bullgarja e parë me diplomë për mami .
Nga autorja Galina Ivanova mësojmë edhe një fakt tjetër pak të njohur – Rajna Knjaginja shkroi një libër autobiografik në gjuhën ruse, e cila më vonë u përkthye dhe u botua edhe tek ne. Zahari Stojanov, revolucionar, politik, gazetar dhe shkrimtar bullgar, vlerësoi atë që u shkrua si një pamje e vërtetë të ngjarjeve në të cilat mori pjesë kjo grua e jashtëzakonshme. Në librin “Bullgaret ....”janë tëpërfshirë edhe dhjetëra portrete të tjera të grave të cilat mbetën të panjohura. Ndër to janë Stiljana Paraskevova, e cila qepi prototipin e trengjyrëshit kombëtar bullgar, Zheni Bozhillova-Pateva – paqeruajtësja e parë bullgare, e cila punonte jo vetëm për paqen në Ballkan, por edhe në gjithë botën. Gjithashtu e panjohur është veprimtaria e madhe bamirëse e Konstanca Ljapçevës e cila ia kushtoi jetën jetimëve dhe fëmijëve nga familje të varfra. Krahas kësaj ajo luftonte për një qëndrim më të mirë ndaj grave në familje dhe në shtetin në tërësi. Të gjithë e duam 1 qershorin – Ditën e Fëmijëve, por sa janë ata që dinë se pikërisht bashkëshortja e politikanit Andrej Ljapçev e vendosi këtë festë. Për të mos përmendur jetimoret e krijuar dhe dhurimet e shumta që ajo bënte për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve bullgarë” – shton Galina Ivanova.
Para se të diplomohet si filologe, Galina Ivanova mbaroi Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”. Ajo e njeh jetën dhe veprimtarinë e një sërë interpretuesesh, kompozitoresh, pedagogesh. Por edhe në këtë fushë zbuloi personalitete të shquara të zhytura në harresë. Në libër ajo tregon historinë e violinistes së parë që realizonte turne – Neda Ftiçeva. Rikrijon jetën e koreografes Marija Dimova, e cila ishte e para që e vuri në skenë dramën e vallëzimit “Nestinarka” nga Marin Goleminovi duke përfshirë elemente të valleve tradicionale bullgare. Ishte ajo që, shumë kohë përpara krijimit të gjimnastikës aerobika, stërviti zonjat e kryeqytetit, duke kombinuar gjimnastikën dhe muzikën.
Foto: Facebook / @milleniumpublishing, bnt.bg, arkiv
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...