Pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve, se çështjet e hapura midis BE-së dhe Rusisë duhet të zgjidhen në një dialog të drejtpërdrejtë. Këtë e njoftoi zyra presidenciale e shtypit. Kreu i shtetit theksoi se bëhet fjalë gjithashtu për nivelin e ambicies së BE për të qenë një faktor ose një vëzhgues në një shkallë globale. Sipas tij, realizmi është i nevojshëm në gjeopolitikë dhe jo rastësisht në Këshillin e fundit Evropian ai shprehu qëndrimin se shtatë vjet sanksione nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye është e nevojshme të kërkohen mjete të reja për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë. “Ne po humbasim vetëm nga opozita e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse Presidentët Biden dhe Putin dhanë sinjalin e parë në këtë drejtim”, tha Rumen Radev.
Lidhur me Planin për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë, Presidenti vuri në dukje se ai duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrijë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të çojë në modernizimin e vërtetë të vendit. Kreu i shtetit theksoi se qeveria e përkohshme po punon shumë për Planin, për të qenë ai në përputhje me kërkesat evropiane dhe për të çuar në rritje ekonomike me përparësi të qarta. Një shembull në këtë drejtim është projekti për krijimin e një sistemi të urgjencës mjekësore ajrore me 6 helikopterë, i cili do të lejojë një përgjigje brenda orës së parë pas marrjes së një sinjali emergjence.
I pyetur në lidhje me diskutimin mbi ligjin kundër pedofilisë të miratuar nga Hungaria, presidenti theksoi se dënimi i Hungarisë nuk do të zgjidhë problemin. “E drejta e vetëvendosjes është një vlerë themelore dhe duhet të përkrahet, por askush nuk e ka të drejtën t’u imponojë të tjerëve kuptimet dhe botëkuptimin e vet”, tha kreu i shtetit, duke theksuar se pala hungareze është ajo e cila mund të shpjegojë motivet për të miratuar një ligj në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..
Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..