Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët janë të gjashtë për nga numri në Angli ndër shtetasit e BE

Afati për të aplikuar për statusin e qëndrimit në Britaninë e Madhe skadoi, por nuk priten masa të rrepta pas 1 korrikut

Foto: ЕPА/BGNES

Më 30 qershor në orën 00.00 fiks skadoi afati përfundimtar për të aplikuar për statusin e qëndrimit të shtetasve të BE në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu cilido që nuk ka shtetësi britanike ose irlandeze, nuk ka statusin e qëndrimit të përhershëm (indefinite leave to remain) ose nuk aplikoi për një status të tillë, ose nuk e ka të drejtën e hyrjes së përhershme (indefinite leave to enter) në Mbretërinë e Bashkuar, humbet të drejtat e tij në ishull. Kjo do të thotë se nuk e ka të drejtën e punës, të përfitimeve, të shërbimeve shëndetësore, të hapjes së llogarive bankare, të marrjes së një shtëpie me qira etj., informon korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Londër Veselin Paunov.

Më se 5.6 milion janë aplikimet e paraqitura për statusin e qëndrimit megjithëqë sipas statistikës zyrtare në vend ndodhen përafërsisht 3.5 milion shtetas të BE. Nga aplikimet e paraqitura mund të konstatohet se bullgarët janë të gjashtë për nga numri në Ishull ndër vendet e BE. Para tyre radhiten polakët, rumunët, italianë, portugezët dhe spanjollët. Përqindja e aplikimeve të refuzura është relativisht e ulët, saktëson Veselin Paunov.

Shqetësime serioze për këtë se çfarë do të ndodhë ka edhe biznesi në Ishull, i cili në praktikë nga 1 korriku mund të privohet nga krahu i vlefshëm i punës i cili vjen kryesisht nga vende si Bullgaria. 

“Një sërë sektorësh të ekonomisë britanike hasin vështirësi pas largimit të qytetarëve të BE, më në veçanti evropiano-lindor – më se 1.3 milion sipas të dhënave zyrtare. Tashmë ekziston një mungesë e madhe e shoferëve, punëtorëve në industrinë ushqimore, në industrinë e restoranteve dhe hoteleve, në ndërtim dhe në shumë fusha të tjera.”

Redaktore: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES


Më shumë nga rubrika

Rosica Mateva

Një numër më i madh zyrtarësh do të pranojnë protokollet nga vendvotimet jashtë vendit

U krijuan kushte që procesi i evidentimit të rezultateve të votimit parlamentar jashtë vendit të ecë më mirë, tha Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo sqaroi se për të..

botuar më 23-03-27 3.02.MD

Bum i skarlatinës dhe lisë së dhenve tek fëmijët në Bullgari

“Diçka po ndodh!” Me këtë fjali të shkurtër në Facebook, drejtori i shkollës 119 të kryeqytetit “Akad. Mihaill Arnaudov" Dijan Stamatov jo para shumë kohësh rikrijoi pamjen aktuale shëndetësore: 200 pacientë (13% e të gjithëve); 2 fëmijë..

botuar më 23-03-27 7.15.PD

Bullgaria ka përparuar me tetë hapa në shkallën e lumturisë

Bullgaria përparon me 8 pozicione në renditjen e nivelit të lumturisë tështeteve të ndryshme, të përgatitur me urdhër të OKB-së. Sondazhi mat ndjesinë e kënaqësisë së qytetarëve me jetën, ku treguesit lidhen jo vetëm me produktin e brendshëm bruto..

botuar më 23-03-25 9.05.PD