Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha 421 makinat e votimit jashtë vendit u furnizuan

| rinovuar më 21-07-05 6.26.MD
Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Të gjitha 421 makinat e votimit u furnizuan jashtë vendit dhe u dërguan në misionet diplomatike dhe konsullore. Kjo u bë e qartë nga një konferencë shtypi dhënë nga Ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev.

Gjatë kësaj jave, makineritë do të furnizohen në seksionet përkatëse dhe do t'u dorëzohen punonjësve të autorizuar.

Për momentin, seksionet jashtë janë dy herë më shumë sesa në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, tha Stoev. Ai falënderoi komunitetet bullgare jashtë dhe theksoi se ata janë një partner i vlefshëm në organizimin e zgjedhjeve.

Ministri Stoev gjithashtu vuri në dukje disa probleme specifike në lidhje me zgjedhjet jashtë vendit, për të cilat pritet një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Njëra prej tyre është se përbërja përfundimtare e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve nuk është aprovuar ende. Një problem tjetër është se këta njerëz nuk janë trajnuar nga KQZ. “Për fat të keq, nuk ka udhëzime metodologjike”, shtoi Stoev.

Bullgarët do të mund të votojnë në këto zgjedhje në këndet më të largëta të botës:

Seksioni më perëndimor nga gjithsej 782 seksionet në 68 vende do të jetë në San Francisko, SHBA, ai më lindor - në Auckland, Zelanda e Re, ai më verior - në Tromso, Norvegji dhe seksioni më jugor - në Christchurch, Zelanda e Re.

Do të mund të votojnë edhe bashkatdhetarët tanë që nga Tokioja e Japonisë, përmes Nigerisë, Bavaros në Republikën Dominikane e gjer tek Argjentina, Surguti në Rusi dhe Afrikën e Jugut.

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi 380 persona jashtë vendit dhe 2530 njerëz u propozuan nga komunitetet bullgare dhe përfaqësimet tona të huaja si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve.

Rreth 1 350 njerëz janë propozuar nga partitë politike si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve jashtë, tha Ministri Stoev në konferencën në fjalë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva: Nuk duhet humbur shansi për të hyrë në Eurozonë

Tatimi progresiv i të ardhurave lejon që burimet e një vendi të ndahen më me sukses me shoqërinë. Taksa e sheshtë prej 10 për qind luajti rolin e saj për të dalë në shesh të të ardhurave, por është koha për ta zëvendësuar atë, tha për BTA..

botuar më 24-04-16 12.41.MD

Presidenti uroi juristët për Ditën e Kushtetutës, 16 Prill

Në ditën e sotme me mirënjohje kujtojmë largpamësinë, mençurinë politike dhe ndjenjën e përgjegjësisë së pjesëmarrësve në Kuvendin Kushtetues, të cilët miratuan Kushtetutën e Tërnovës 145 vjet më parë në qytetin Tërnovo dhe vunë themelet e..

botuar më 24-04-16 12.17.MD
Kalin Stojanov dhe Nansi Fezer

Gjermania mbështet anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen

Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov dhe ministrja federale gjermane e punëve të brendshme Nensi Feser vizituan pikën kufitare "Kapiten Andreevo" dhe kufirin e gjelbër midis Bullgarisë dhe Turqisë. Të dy diskutuan pranimin e..

botuar më 24-04-16 9.21.PD