Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tabloja politike pas votës së parakohshme parlamentare

Foto: BGNES

Rruga për ndryshimin në qeverisjen e Bullgarisë është e hapur – kështu gazetari Ivan Garellov komentoi rezultatet e votës, në të cilat diferenca midis forcës së parë dhe të dytë parlamentare është jashtëzakonisht e vogël – nën 1 për qind. Megjithëse të dalin me një avancë minimal përpara, për pushtetarët e deritanishme nga GERB rezultati është më tepërt i barabartë me disfatën, gjë që nuk ka ndodhur 12 vitet e fundit. Humbja tjetër është për Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) – “kjo parti humbi rolin e vet të balancueses mbase përgjithmonë” – theksoi ekspertja e komunikimeve politike Vesisllava Tançeva.

“Vëzhgimet e mia lokale janë se ulja e madhe e votave për DPS nuk është nga jashtë, por nga radhët e tyre – analizoi ajo në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR). – Turqit bullgarë, për të cilët vite me radhë partia mendonte se mund të shfrytëzojë dhe të mobilizojë në çdo kohë të zgjedhjeve siç dëshironte, refuzuan të votojnë për të. Gjëja tjetër që ndodhi në këto zgjedhje është se për herë të parë pesha e votës së blerë është aq e vogël saqë nuk ka qenë që nga fillimi i ndryshimeve demokratike në Bullgari. Në shkallë të madhe kjo i detyrohet votimit me makineri, por edhe pamundësisë që vota e blerë të kontrollohet, gjë për të cilën shumë parti hoqën dorë të harxhojnë para për blerjen e votave. Është fakt, se në një pjesë shumë të madhe të seksioneve rome pjesëmarrja zgjedhore ishte çuditërisht e ulët – atje ku dikur ishte 40 – 60 për qind, tani është përafërsisht 10 për qind.”

Vesisllava Tançeva

Zbulimet për abuzime të cilat i bëri qeveria e përkohshme  në lidhje me qeverisjen e GERB do të shkaktonin humbje serioze në demokracitë e përparuara.

“Këtu në Bullgari efekti ishte i kufizuar – theksoi Tançeva. – Padyshim ka një kolaps në besueshmërinë ndaj GERB, por sipas meje ai kompensohet nga vota e kontrolluar e administratës shtetërore dhe e firmave të bindura pranë partisë, të cilat instruktuan punonjësit sesi të votojnë për të mos humbin punën e tyre.”

Zgjedhjet përfunduan me një fotofinish, vota e tretë do të goditë seriozisht partitë e ndryshimeve, parashikoi sociologu Kënço Stojçev. “Formimi i një qeverie të rregullt është e pashmangshme”, tha ai në një intervistë për BNR.

Kënço Stojçev

“Më duket se nuk do të formohet një koalicion, por do të krijohet një qeveri e pakicës, e përkrahur në parlament. Do të kemi pushtet ekzekutiv, i cili do të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm shumë të fortë parlamentar. Më e rëndësishmja që ndodhi është se do të rivendoset roli i parlamentit bullgar. Sepse ky është vendi, ku duhet të ketë një dialog publik mbi të gjitha temat e rëndësishme, jo politizim.”

“Në thelb tabloja politike nuk ndryshohet”, mendon politologu Hristo Pançugov, pedagog në Universitetin e Ri Bullgar. Mungesa e qartësisë pse parlamenti i mëparshum nuk arriti të formojë një qeveri, është shkaku pse aq shumë zgjedhës nuk gjetën motiv të shkojnë për të votuar më 11 korrik gjë që gjeti shprehje në pjesëmarrjen jashtëzakonisht e ulët elektorale në vend – 38.4 për qind, sipas numërimit paralel të Agjencisë “Gallëp”. Në këtë situatë disa analizues nuk përjashtojnë rrotullimin e tretë të ruletës zgjedhore.

Hristo Pançugov

“Sipas meje, atë që kërkon shoqëria bullgare për momentin është një përgjegjësi të qartë dhe një vizion të qartë politik. Këtu nuk bëhet fjalë për marrëveshje joparimore, por për këtë që ndokush të marrë përgjegjësinë për të caktuar rrugën që këtu e tutje dhe për të kultivuar një shtyllë kurrizore që të mund të ecë atë. Nëse kjo nuk do të ndodhë tani, shtetasit bullgarë do të ndëshkojnë të gjithë pjesëmarrës në këtë lojë më rëndë sesa ata mund të përfytyrojnë. Domethënë zgjedhje të treta të mundshme te ato tendenca që shohim në moment janë më tepër lojëra të fatit. Mendoj, se politikanët bullgarë nuk do të lejojnë një lojë të tillë – rrethanat do t’i detyrojnë ata të formojnë një qeveri, pa marrë parasysh sa e vështirë mund të jetë.”

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Bruksel ka rezerva ndaj iniciativës regjionale “Ballkan të Hapur” Administrata e Brukselit vlerëson negativisht nismën për “një mini Shengen” ose “Ballkan të Hapur” të liderëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë dhe mendon, se ajo..

botuar më 21-09-17 2.33.MD

Një tjetër “parti ndryshimi” po shkon në zgjedhje

Për herë të parë në kuadrin e një viti bullgarët do të votojnë herën e tretë me radhë për një parlament të ri. Kjo imponohet pasi Legjislaturat e 45-të dhe 46-të të Kuvendit Popullor nuk arritën të formojnë një qeveri të rregullt. Paaftësia e..

botuar më 21-09-16 1.50.MD

Partitë po i fshehin kandidatët e tyre presidencial nga frika e komprometimit

Presidenti Rumen Radev shpalli gjatë ditëve të pushimit se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare do të zhvillohen njëkohësisht më 14 nëntor. Pavarësisht se deri në datën e shpallur mbeten vetëm 2 muaj, lojtarët kryesorë politikë akoma po..

botuar më 21-09-13 3.11.MD