Kryeqyteti bullgar është finalist në konkursin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës” së bashku me tre qytete të tjera, dhe ka një shans të madh për të fituar çmimin në vitin 2023, shkruhet në sajtin e projektit "Sofja e Gjelbër" të Bashkisë së Sofjes.
Në vitin 2020, Sofja, me 15 administrata të tjera komunale nga e gjithë Evropa, morën pjesë në konkursin për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës 2023”. Ekspertët e Komisionit Evropian e kanë renditur Sofjen midis finalistëve, së bashku me qytetet Talin në Estoni, Krakov në Poloni dhe Helsingborg në Suedi. Juria vlerëson progresin e qyteteve në 12 rrethe dhe jep rekomandime për masat që duhet të zbatohen. Finalja e konkursit do të mbahet më 9 shtator në qytetin Lahti, Finlandë.Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..