Fshati Bëllgarevo është i njohur kryesisht si një destinacion turistik. Ndodhet në një nga këndet më të bukura në bregdetin tonë verior të Detit të Zi, pranë Rezervatit Natyror dhe Arkeologjik Kaliakra dhe Rezervatit Bollata, të përfshirë në renditjen botërore të gjireve më te bukura në botë. Nuk është çudi që jetesa kryesore e njerëzve këtu është turizmi. Mirëpo, pak njerëz e dinë se në Bëllgarevo jeton një komunitet i madh i gagauzëve që ruajnë besimin dhe kujtesën e tyre historike.
Cilët janë gagauzët?
Ata flasin një dialekt të vjetër turk dhe predikojnë krishterimin ortodoks. Ka gagauzë në të gjithë Bullgarinë, por më shumë ka në fshatrat gagauze në Dobruxha, ndërsa kryeqyteti i gagauzëve në vendin tonë është fshati Bëllgarevo. Dihet shumë pak për këtë grup etnografik në trojet tona. Teza më e zakonshme është se gagauzët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të protobullgarëve.
Gërmimet arkeologjike në kepin Kaliakra tregojnë se në vend kanë banuar protobullgarët, kurse pasardhësit e tyre ende jetojnë në fshatin e afërt Bëllgarevo dhe i përkasin grupit etnografik të gagauzëve, thonte historiani i ndjerë Bozhidar Dimitrov, i cili tashmë nuk është ndër të gjallët. Nuk është rastësi që njerëzit këtu e përcaktojnë veten e tyre si "eski bullgar", ose bullgarë të vjetër. Sipas një teorie, gjatë sundimit osman janë përballur me një zgjedhje të vështirë:
"Kur gagauzët persekutoheshin nga turqit, ata kishin dy mundësi - njëra – të hiqnin dorë nga feja, tjetra – të hiqnin dorë nga gjuha e tyre. Ne kemi zgjedhur ta braktisim gjuhën tonë, por jemi të krishterë të pastër dhe e kemi ruajtur besimin. Ne besojmë në Zot, njerëzit këtu janë jashtëzakonisht besimtarë. Në fshat kemi dy kisha, njëra është në qendër dhe quhet "Kryeengjëlli Mikail” dhe tjetra është“ Shenjtorët Pjetër dhe Pali”, e cila është kishë greke.
Aty është burimi i çezmës së madhe në qendër të fshatit Bëllgarevo. Ajo është një nga simbolet e fshatit me një histori mbi një shekull e gjysmë ", thotë Maja Çallëkova - sekretare e vatrës së kulturës "Naroden Buditell -1940" ("Iluministi i Popullit") në Bëllgarevo.
Për gjuhën e gagauzëve
Fshati Bëllgarevo ka rreth 1 200 banorë të përhershëm, por jo të gjithë këtu e përcaktojnë veten si gagauzë. Në shtëpi të moshuarit ende flasin me njëri-tjetrin në gjuhën e paraardhësve të tyre, por filli me të kaluarën gradualisht po humbet:
"Ne flasim dhe e kuptojmë turqishten, por turqishtja jonë nuk është e pastër. Ajo është gagauze. Shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë, nuk e dinë më atë - thotë Maja Çallëkova. - Në të kaluarën, turqit na quanin "gjauri" /në turqisht - njeri i pabesë, i cili nuk e predikon islamin/, sepse nuk heqim dorë nga besimi. Emri i vjetër i fshatit është Gjaur Sujutçuk, sepse këtu dikur ka pasur shumë shelgje - sujutçuk do të thotë shelgje."
Në mëngjesin e freskët, një grup burrash ishin ulur në një stol përpara bashkisë. I pyetëm nëse janë gagauzë. "Në fshat ka gagauzë, ka edhe bullgarë. Unë jam gagauz. Në shtëpi flasim turqisht, gjuhën e gagauzëve! Çfarë është dallimi? Flitet se midis turqishtes dhe gjuhës së gagauzëve dallimi është sa lëkura e qepës, tha me shaka Dimitër Iliev dhe shtoi: “Gagauzët janë njerëz mikpritës, me zemër të mirë. Nuk është e vërtetë se gagauzët ecin vazhdimisht me thikë! ”- tha në përfundim Xha Dimitër.
Çfarë ka mbetur nga kultura e gagauzëve të dikurshëm?
Në ndërtesën e vatrës së kulturës në fshatin Bëllgarevo, ekziston një koleksion modest etnografik me sende shtëpiake autentike - një tryezë prej druri me tre këmbë, një vegjë, një bosht, kostume të vjetra, një djep prej druri për fëmijë, foto të zverdhura dhe akoma kujtime nga një e kaluar pak e harruar.
Cilët janë gagauzët dhe si e ruajnë besimin dhe kujtesën e tyre historike në fshatin më bullgar Bëllgarevo? Shikoni videon nga fshati Bëllgarevo, i vendosur afër kepit të bukur Kaliakra:
Foto: Veneta Nikollova
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..