Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN) për të dorëzuar një mandat për ta formuar qeverinë e re. "Le të braktisim tezën “Zgjedhje të parakohshme”, bëri thirrje Presidenti.
“Jemi të qartë se ne, si fitues në zgjedhjet parlamentare, e kemi përgjegjësinë. E kuptojmë shumë mirë se duhet të formojmë një kabinet, u përgjigj Toshko Jordanov nga ITN. "Nga ana tjetër, ne shpresojmë që partitë e tjera politike, me përjashtim të GERB-it, do të injorojnë gjithashtu disa nga qëllimet e tyre partiake." Ne do të propozojmë një kabinet, premtoi Jordanov, duke saktësuar se mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse partitë e tjera mbështeten kryesisht tek interesat e tyre partiake.
“Si hap i parë, ne do t'i përgjigjemi ftesës për bisedime nga ITN ditën e shtunë, ku do të shohim se çfarë do të ofrojnë ata”, tha para gazetarëve udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova. Gjatë konsultimit me Presidentin, ajo tha se nëse nuk do të realizohen mandati i parë dhe i dytë, socialistët do të përpiqen të formojnë një qeveri.
Hristo Ivanov, kryetar i grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, i tha Presidentit se formacioni është i gatshëm të kontribuojë në formimin e një qeverie të rregullt, por nuk do të bëjë këtë me çdo kusht.
Në takimin me Presidentin, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për një kthim të normalitetit në politikë, duke thënë se për këtë është i nevojshëm dialog. “Është me rëndësi historike në këtë moment të formohet një qeveri me përparësi të qarta dhe afate për zbatimin. Më e rëndësishmja është se çfarë program do të realizohet”, tha Karadajë.
Ne do të mbështesim një qeveri të ndryshimit, por jo nëse në të është i dukshëm krahu i gjatë i GERB dhe DPS, sepse kjo do të jetë një përqafim toksik”, tha Maja Manollova nga “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” në fillim të konsultimeve me Presidentin. Formacioni tha se do të mbështesë një kabinet prioritetet e të cilit janë rritja e të ardhurve, duke përfshirë më të prekshmit, kompensime për biznesin dhe reforma gjyqësore.
“Shpresoj shumë që të gjenden pikëpjekje të përparësive, qëllimeve, vlerave, që të gjendet një kompromis i arsyeshëm, në mënyrë që të formojmë një kabinet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Rumen Radev gjatë konsultimeve.
Kufiri bullgaro-turk duhet të jetë një prioritet në forcimin e kufijve kryesorë të jashtëm të BE-së përmes masave të synuara që janë të hapura edhe për shtetet e tjera anëtare të interesuara. Kështu thuhet në letrën e Presidentes së Komisionit..
Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka gjuajtur 70 raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 prej tyre, por pati viktima. Më vete, forcat ruse kryen 44 sulme ajrore, 18 prej të cilave me drone iraniane. Në vijën..
47 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet janë ulur me 6 krahasuar me një ditë më parë. Mbi 72.3% prej të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 1.6% e 2847 testeve të kryera janë pozitive, me 1.76% të treguesit të..
Kompania ruse e naftës "Lukoil" hedh poshtë akuzat për furnizim me karburant në Ukrainë nga rafineria e saj në Bullgari ose përmes kanaleve të tjera..
Kryetari Kuvendit Popullor Vezhdi Rashidov u prit në një takim personal nga Shenjtëria e Tij Papa Françesku në Vatikan. Takimi u zhvillua në kuadër..
Të enjten do të mbajë mot i vranët me reshje bore, kryesisht në Bullgarinë Jugperëndimore. Në verilindje do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale..