Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtën nga ndërtimi plazhet me natyrë ende të egër

Plazhi "Koral"
Foto: Asja Çaneva

Plazhet e pakta me natyrë të ruajtur të egër "Koral", "Kara Dere" dhe "Pasha Dere" janë tashmë pjesë e zonave të mbrojtura të rrjetit "Natura 2020" dhe ndërtimi atje është i ndaluar, vendosi qeveria e përkohshme.

"Bregu natyror i Detit të Zi nuk është një mall i zakonshëm që mund të shitet," komentoi Ministri i Mjedisit Asen Liçev, ndërsa Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov shtoi: "Nëse duam të zhvillojmë turizëm me vlerë të lartë të shtuar, ai nuk mund të jetë një mur hotelesh në dunat e bregdetit bullgar të Detit të Zi."

Pas mbledhjes së kabinetit, u bë e qartë se kompani të mëdha amerikane si “Disney” dhe “Netflix” po tregojnë interes për zonat e mbrojtura për xhirime filmash.

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do të jetë mikpritëse e një konferencе për qëndrueshmërinë demografike me pjesëmarrjen e OKB-së

Bullgaria është e vetëdijshme për nevojën për të investuar në kapitalin njerëzor, tha presidenti Rumen Radev në një takim me zëvendëssekretaren e përgjithshme të OKB-së Natalia Kanem, e cila është për vizitë në Bullgari. Më 1 dhe 2 dhjetor, Sofja do të..

botuar më 21-11-30 10.12.PD

Kod i verdhë për borë dhe erë në 19 rrethe të vendit

Autostrada “Struma” është bllokuar pas reshjeve të borës. Rruga për në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Gjueshevos është e hapur. Gati 100 maune të bllokuarь bllokuan përkohësisht autostradën Hemus në drejtim të Sofjes. Rruga për në Varna mbeti..

botuar më 21-11-30 9.39.PD

224 veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

3020 janë të infektuarit rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të hënën, numri i të infektuarve është rritur me 2292 raste. 8% janë mostrat pozitive nga 36 559 testet e kryera, sipas..

botuar më 21-11-30 9.03.PD