Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje nëpër rrugën MoMa në zemër të malit Sredna Gora

Ndër kreshtat e malit Sredna Gora ne biem në një galeri arti jo standarde në natyrë ku dhe fantazitë më të guximshme materializohen.

4
Foto: Veneta Nikollova

Staro Zhelezare prej kohe ka lavdinë e një fshati artistik, i cili është kthyer në një pjesë nga një projekt i madh artistik. Këtu thjesht mund të parkosh makinën në mejdan dhe të zhytesh në një botë surrealiste, në të cilën e pamundura materializohet mbi muret dhe gardhet e dhjetëra shtëpive fshatare. Sepse ku në ndonjë vend tjetër do të shikosh Karl Lagerfeld, i cili ka përqafuar macen e tij të bardhë, të ulet për muhabet me gjyshet e fshatit, kurse Orfeu i cili shoqëron me një harpë Petër Dënovin i cili ekzekuton në violinë? Fare afër, roboti Si Tripio nga filmi “Lufta e yjeve” është duke tundur gjyshen Penka, punonjëse në pijetore, e cila është ulur në kolovajzë afër Jodas. Kurse WC-ja rurale në rrugën kryesore është e zbukuruar me imazhet e ...princeshës Dajana dhe Mister Bean.

Motori i projektit unik i cili e ka kthyer fshatin Staro Zhelezare në një destinacion artistik të madhësisë botërore, vjen nga Polonia. Familja artistike Katarxhina dhe Vencisllav Pirjankovi tanimë për vit të 10 të radhës i japin frymë dhe jetë fshatit i cili gjendet në malin Sredna Gora me mbështetjen entuziaste të banorëve vendas. Ai është bullgar, kurse ajo polake. Jetojnë në qytetin polak Poznan, ku kanë një atelie dhe shkollë për të pikturuar, por zemrën e vet e kanë lënë këtu, në malin Sredna Gora dhe më saktë në fshatin Staro Zhelezare. Çdo verë, Venci dhe Katarxhina jetojnë në shtëpinë e gjyshes dhe të gjyshit të tij, për t’i dhënë krahë imagjinatës së tyre. Ftojnë dhe nxënësit e tyre nga Polonia, që të mësohen sesi të bëjnë një art përparimtar nëpër muret rurale.

Aktualisht dyshja Pirjankovi po punon mbi projektin e vet të preferuar - rruga MoMa (abreviatura e Muzeut të Artit Modern në Nju Jork). Në sajë të tyre krijimet më emblematike nga koleksioni i muzeut të Nju Jorkut janë të pranishme nën qiellin e hapur, madje mund t’i prekni me dorë derisa shëtisni përgjatë sokakut të fshatit me pluhur.

“Ne pikturojmë jo vetëm personalitete! Këtu kemi dhe një rrugë të tërë me krijime të artit nga galeria MoMa në Nju Jork - thotë Katarxhina. Përderisa njerëzit nuk mund të shkojnë në muzeun në Nju Jork, që t’i shikojnë këto krijime, përse muzeu të mos  vijë tek ta! Kështu që këtu banuesit vendas kanë muze të vet të artit modern! Vijnë posaçërisht turistë gjatë fundjavës. Presim po kështu dhe grupe të organizuara jo vetëm nga Bullgaria! Zakonisht gjatë muajit shtator vijnë grupe nga Holanda dhe nga Belgjika me fushues. Unë pash udhëzuesin e tyre të udhëtimit. Në të, dy faqe të tëra i janë kushtuar fshatit Staro Zhelezare.”

Piktura e famshme e Edvard Munch "The Scream" (Ulërima) shfaqet para syve të mahnitur të të huajve, “Unë dhe fshati” i modernistit Mark Shagall, “Farat e areolave” të Paul Gauguin, “Të dashuruarit” e Rene Magritte dhe akoma dhjetëra krijime të shkëlqyera të mjeshtërve, në sfondin e  druve të zjarrit të hedhur pa kujdes dhe të bredhjes pa qëllim të pulave nëpër rrugë. Familja Pirjankovi presin nxënësit e vet gjatë muajit gusht, kur rruga MoMa do të shkëlqejë me krijime të reja nga arti modern. Por, jo vetëm! Nëpër muret e fshatit do të vazhdojnë të shumohen pamjet e imazheve  të njerëzve me famë botërore krahas njerëzve të zakonshëm vendas.


“Që të gjitha pikturat janë të lidhura midis tyre, sepse projekti ynë është më tepër i angazhuar nga ana sociale - thotë Katarxhina. Ai është i orientuar drejt njerëzve dhe prezanton pikëpamje dhe tema të ndryshme. Shikojmë jo vetëm të jetë dekorative dhe e mirë , por të thuhet dhe diçka më shumë për utopinë, për kohën...Formuam një piramidë metalike, në qendër të njërit prej shesheve  - diçka si një objekt magjik me katër mure. Brenda piramida ruan vlerat më të mëdha të fshatit, të cilat janë simbolike - këto janë kujtime të ndryshme dhe historitë e njerëzve këtu”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Nikollova

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sezoni turistik vera 2021 – i suksesshëm, por i shkurtër

Sezoni veror në Bullgari në kushtet e pandemisë është relativisht i suksesshëm, evidentoi dikasteri turistik javën e kaluar. Gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht shihet një rritje e turistëve me 70 për qind në krahasim me një vit më parë. Në..

botuar më 21-09-19 10.15.PD

“Fundjava në Plovdiv” do të mbahet pavarësisht kufizimeve pandemike

Edicioni i katërt i Festivalit “Fundjava në Plovdiv” bashkon përpjekjet e të punësuarve në degën turistike në zhvillimin e qytetit si një vend tërheqës për pushim dhe itinerare kulturore. Nga 17 deri më 19 shtator qytetarët dhe miqtë e qytetit..

botuar më 21-09-18 7.35.PD

100 video për 100 vjet Varna - qytet turistik

100 video histori të ngjarjeve, vendeve dhe objekteve gjatë shekullit të fundit, tregojnë për zhvillimin e Varnës si një qendër kulturore detare, njofton Bgtourism.bg. Iniciativa e përbashkët e Bashkimit të Operatorëve Turistikë në Bullgari dhe..

botuar më 21-09-12 9.15.PD