Suksesi i negociatave për një qeveri të re u vu në dyshim pasi partia “Ka një popull të tillë” (ITN) doli me një deklaratë çuditërisht të mprehtë drejtuar bashkimit “Bullgaria Demokratike” (DB) dhe koalicionit “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!”. Të dy formacionet u akuzuan se po përpiqen për të imponuar emrat e ministrave, gjë që, sipas partisë ITN, i bën zgjedhjet e reja më të mundshme. Nga ana e tyre, udhëheqësit e dy formacioneve, Hristo Ivanov dhe Maja Manollova, i bënë thirrje ITN për të dalluar më qartë nga GERB dhe DPS. “Sovrani ka vendosur kështu - ka parti të tilla në parlament, partia politike ITN është në radhë të parë dhe do të jetë shumë e vështirë të formohet një qeveri. Ne bëmë gjithçka të nevojshme për të pasur bisedime me të gjitha partitë politike pa GERB para syve të gazetarëve dhe para publikut”, shkroi udhëheqësi i ITN ,Sllavi Trifonov, në Facebook.
Duke komentuar debatin, udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova paralajmëroi se zgjedhjet e reja nuk janë një zgjidhje e mirë për vendin dhe nuk përmbushnin pritjet e njerëzve.
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..