Ne vendosëm njëzëri se nuk mund të mbështesim qeverinë e propozuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN), tha në parlament bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov. Që në fillim, ne thamë se do të mbështesim vetëm një qeveri që mund të bëjë ndryshimin”, tha Ivanov, duke akuzuar ITN për lidhje me DPS.
Në deklaratën e propozuar nga ITN për qeverisjen mungojnë prioritetet kryesore dhe një deklaratë për përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryeprokurorit, për ristrukturimin e Komisionit Anti-Mafia dhe spastrimin e strukturave në Ministrinë e Brendshme, tha Ivanov. Ai bëri thirrje për bisedime të menjëhershme për formimin e një qeverie me mandatin e një force të tretë politike në parlament.
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..
Nga dita e sotme, ushtarakët e njësisë së Gardës Kombëtare do të marrin një shpërblim mujor shtesë në shumën 200 leva (rreth 100 euro) në përgatitjen e mbajtjes së ceremonive zyrtare dhe ritualeve ushtarake, duket qartë nga një urdhëresë e shpallur në..
Pajisjet e reja do të sigurojnë trajtim edhe më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të bagazheve në Aeroportin e Sofjes, njoftoi Aeroporti i Kryeqytetit. Teknologjia tashmë është dorëzuar dhe po bëhen përgatitjet për instalimin e saj. Sistemi ka..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV,..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në..