Një zjarr në malin Rilla, Bullgaria Jugperëndimore, i cili shpërtheu dje, preku 15 dynymë pyll me pisha, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme "Siguria kundër Zjarreve" Kryekomisari Nikollaj Nikollov, i cili shkoi në vendngjarje. Sipas tij, zjarri tashmë është nën kontroll. Vëzhgimi i terrenit do të vazhdojë për dy ose tre ditë, vuri në dukje reporteri ynë Nikollaj Hristov.
Aktualisht më shumë se 200 njerëz po luftojnë në terren - pylltarët, zjarrfikësit, vullnetarët. Supozohet se shkaku i aksidentit është neglizhenca njerëzore - një zjarr i djegur dhe i pashuar pranë një shtegu pyjor, shpjegoi Aleksander Krëstev, drejtor i pylltarisë lokale.
Në programin e ri humanitar për akomodimin e personave me mbrojtje të përkohshme do të mund të marrin pjesë edhe bazat shtetërore për pushime dhe vendet e akomodimit të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Turizmit, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Interkonektori i gazit me Greqinë të bëhet pjesë e objekteve strategjike me rëndësi për sigurinë tonë kombëtare – këtë e ka kërkuar Ministria e Energjetikës para Këshillit të Ministrave. “Objekti është bërë i një rëndësie të madhe për..
Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka autorizuar një fluturim humanitar të një avioni rus në hapësirën tonë ajrore më 24 prill të këtij viti, njoftoi në Kuvendin Popullor Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev. Ai shpjegoi se ndalimi i fluturimeve të..
Lipsanat e shenjta të vëllezërve të Selanikut Metodij dhe Kirill u pritën solemnisht në Katedralen “Shën e Diela” në Sofje. Lipsanet..
Kryeministri Kirill Petkov u përkul para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën Romake “Shën Klemente”. “Neve na takon të vazhdojmë traditën e..
Jorge Milton Kapitanich, guvernator i provincës argjentinase të Çakos, mbërriti në Sofje për një vizitë pune. Qëllimi i vizitës së tij është të..