Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.


Më shumë nga rubrika

Rumen Aleksandrov

Qëndrimi i Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shkupit është i pandryshuar

Qëndrimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE mbetet i pandryshuar. Këtë e tha në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Bruksel ambasadori bullgar Rumen Aleksandrov. Pasi shprehu ngushëllimet e..

botuar më 21-11-24 9.16.PD
Mevljut Çavushogllu dhe Svetllan Stoev

Ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Turqisë qetësuan tonin në marrëdhëniet dypalëshe

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev më 22 nëntor zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij turk Mevljut Çavushogllu me iniciativë të palës turke. Diplomati i parë turk përshëndeti presidentin e porsazgjedhur të Bullgarisë..

botuar më 21-11-22 4.26.MD

Mandati i dytë i Rumen Radevit – kërkesë për pjesëmarrje më të fortë në jetën shoqërore-politike

Rumen Radev shënoi një fitore bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe mandati i tij i dytë si President është i mbushur me pritshmëri serioze. Aq më tepër se muajt e fundit të një krize politike dhe një qeverie të përkohshme..

botuar më 21-11-22 4.10.MD
Подкасти от БНР