Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nevojitet azhurnim i buxhetit që të përballemi me krizën shëndetësore dhe emigrantët

Presidenti Radev
Foto: BGNES

"Dy kriza – ajo shëndetësore dhe ajo e emigrantëve - do të dominojnë në agjendën në vjeshtë," tha Presidenti Rumen Radev pas Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme ka arritur të sigurojë mjete në thesar për përballimin e tyre. Mirëpo, që të arrijnë tek njerëzit këto mjete, nevojitet aktualizimi i buxhetit.

Presidenti shprehu keqardhje se nuk u arrit konsolidim mes forcave parlamentare përsa i përket azhurnimit. "Nëse ky parlament largohet pa u azhurnuar buxheti, nuk do të jetë e mundur të drejtohen mjetet për përballimin e krizës shëndetësore dhe për forcimin e kufirit përballë rrezikut nga presioni i emigrantëve." tha Radev . Lidhur me përdorimin e dhunës kundër pjesëmarrësve në protestat anti -qeveritare të vitit të kaluar, presidenti tha se duhet të ndiqet tërë zinxhiri i përgjegjësisë – që nga dhunuesit e gjer tek administratorët dhe politikanët që e kanë lejuar, urdhëruar ose e kanë fshehur dhunën, dhe tek ata ata që duhet të dënohen.


Më shumë nga rubrika

Vlladimir Perev

Mediat në Maqedoninë e Veriut ndjekin me vëmendje votën në Bullgari

Mediat maqedonase monitorojnë nga afër votimin në Bullgari dhe nuk ka interes tjetër për votën në Maqedoninë e Veriut, përveç reportazheve të shkurtra të realizuara para Ambasadës në Shkup” – njoftoi për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev..

botuar më 21-11-14 5.33.MD

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE varet nga dialogu midis Sofjes dhe Shkupit

Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE varet vetëm nga Shkupi. Këtë e tha presidenti bullgar dhe kandidat për mandat të dytë, Rumen Radev. Çelësi për fillimin e negociatave është respektimi i të drejtave..

botuar më 21-11-14 3.08.MD

23 kandidatë garojnë për postin e Presidentit

Sot garojnë 23 çifte kandidate për President dhe Nënpresident të Republikës së Bullgarisë. Zgjedhjet e rregullta presidenciale përkojnë me zgjedhjet e parakohshme për Legjislaturën e 47 të Kuvendit Popullor . 12 prej kandidatëve për President..

botuar më 21-11-14 7.15.PD