"Fëmijët e dëshiruan" është tema e edicionit të 14 -të të Festivalit të Skulpturave prej Rëre në Burgas
Një studim i kryer midis fëmijëve të moshës 7 deri në 12 vjeç tregoi personazhet e tyre të preferuara - Pipi Çorapegjata, BobSfungjeri Pantallon-Katrori, Sirena e Vogël, Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave, Harry Potter dhe shumë të tjerë.
Skulpturat janë ndërtuar në një sipërfaqe prej pesë hektarësh. Janë bërë prej rëre të veçantë dhe rezistente ndaj shiut në një vend të njohur që prej vitesh, parku "Liqeni" pranë bazës së kuajve në Burgas.
Nëse ende nuk e keni vizituar Festivalin e Skulpturave prej Rëre, nxitoni ta bëni këtë. Atraksioni është interesant jo vetëm për fëmijët dhe do të jetë i hapur për vizitorët deri më 29 shtator.
Foto: Georgetta Janewa
Qëndismat tona kombëtare janë një nga arritjet më të mëdha të kulturës tradicionale bullgare. Qëndisjet janë të vështirë për t’u kryer dhe përmbajnë simbole dhe kuptime të trashëguara që prej kohe. Gratë bullgare qëndisnin në rroba, mbulesa tavoline..
Mbi 200 survakarë (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri), krijues maskash dhe valltarë popullorë prezantojnë në Kopshtin e Borisit në Sofje festivalin "Surva" , i cili do të mbahet në Pernik në fund të..
Më 6 janar festojmë një nga festat më të ndritshme të krishtera – Theofaninë, Epifaninë, Ditën e Bekimit të Ujit, Ditën e Jordanit ose Pagëzimin e Zotit. Dita e Bekimit të Ujit dhe simbolet e pagëzimit Në kishat mbahet një liturgji..