Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Apolonija” vaksinon me art

Foto: Festat e Artit „Apolonija“

Festat e Artit “Apolonija” filluan më 30 gusht me koncert të Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, i cili është mbajtësi i sivjetshëm i çmimit “Apolon Toksoforos”. Kjo dekoratë jepet për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e kulturës bullgare dhe në prezantimin e saj jashtë kufijve nga Fondacioni “Apolonija”. Në programin e festivalit në Sozopoll sipas traditës janë të përfshirë të gjitha artet, organizatorët madje janë të bindur, se nuk duhet të bëhen kompromise edhe në situatën e tanishme të pasigurt.

Margarita Dimitrova

“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se nuk do ta bënim – është kategorike Margarita Dimitrova, drejtoreshë artistike e Festivalit “Apolonija”. – Edhe vitin e kaluar, kur shqetësimi ishte i një lloji tjetër dhe ne nuk dinim se çfarë ishte, çfarë na priste isha e bindur, se duhet ta bënim. Me shumë këmbëngulje dhe ambicie e realizuam pavarësisht rrethanave me mendimin se gjithçka duhet të jetë si gjithmonë – të gjitha artet të prezantohen me një kusht – të gjitha veprimtaritë të jenë në të hapur. Ansambli i Dhomës “Sofijski Solisti”me dirigjent Pllamen Xhurove hapi festivalin me ekzekutime të përsosura. Soliste e koncertit ishte Lija Petrova.”

Në historinë e festivalit padyshim do të mbetet koncerti i muzikantëve Lija Petrova, Rumen Conev, Aleksandër Somov, Ljudmill Angellov. Të gjithë ata jetojnë në vende të ndryshme të botës, por u mblodhën për projektin e tyre të përbashkët – kuartetet e pianos të Bramsit. Ata instrumentistë të mrekullueshëm me karriera të jashtëzakonshme solo, e prezantuan këtë program për herë të parë në skenën e Festivalit “Apolonija”, duke premtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. Aktiviteti vazhdon me klasa të mjeshtërve, me prezantimin e librave, me projektimin e filmave bullgarë. Arti  pamor gjithashtu është i pranishëm.

“Ekspozita është vetëm një por është e mrekullueshme – thekson Margarita Dimitrova. – Një krijues pak i njohur tek ne, fotografi i ri Dimitër Karanikollov, prezantoi veprat e tij në të hapur në një mënyrë krejt të ndryshme. Për nga profesioni ai është arkitekt, por udhëton nëpër botë dhe fotografon me dron. Prandaj, fotografitë u ekspozuan në terren për t’u parë nga këndvështrimi nga i cili u bënë fotografitë. Si çdo vit kemi takime me autorët e librave të rinj, klasa të mjeshtërve, një interes të veçantë publiku tregon ndaj filmave. Sivjet kemi veprimtari kushtuara përvjetorit të 100 të themelimit të Akademisë Muzikore Kombëtare – shkollës së parë të lartë muzikore tek ne. Në fakt të gjithë muzikantët që janë të pranishëm në festival kanë lidhje me Akademinë. Në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar.”

Të mos harrojmë koncertin e “Fondacionit”, koncertet në kujtim të Dimo Stojanovit nga P.I.F. dhe këngëtarit operistik Kamen Çanev – artistë të dashur bullgarë të cilët u ndanë nga jeta pa kohë të infektuar me koronavirusin.

“Ata lanë një gjurmë të madhe me artin e tyre dhe vendosëm që patjetër duhet të nderojmë atë të cilën e kanë bërë, thekson drejtori artistik i festivalit në Sozopol dhe përfundon: - “Apolonija” prezanton gjithçka nga jeta  kulturore. Realizon edhe gjëra të cilat u sjellin gëzim publikut, pjesëmarrësve dhe organizatorëve. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të shëndetshëm! Dhe siç më pëlqen të them - të vaksinohemi me art!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Festat e Artit “Apolonija”, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD