Dy orë pas betimit dhe marrjes së detyrës, qeveria e re e përkohshme mbajti mbledhjen e saj të parë. Sipas kryeministrit Stefan Janev, përparësia kryesore për kabinetin do të jetë përgatitja për zgjedhjet e 14 nëntorit dhe sigurimi që ato të ndjekin rregullat. Kryeministri theksoi gjithashtu disa probleme të trashëguara për t’u zgjidhur: “I tillë është kazusi me fondet e papaguara të industrisë së ndërtimit dhe është një nga problemet e shumta të vendosura qëllimisht me idenë për të dalë në pah në një kohë të caktuar - në menaxhimi i një kabineti teknik.” Situata është e ngjashme në sektorin e energjisë, ku është e nevojshme të rimendohet koncepti i zhvillimit të tij dhe ndryshime themelore strukturore. Stefan Janev tha gjithashtu se janë muaj të vështirë përpara, që kërkojnë mobilizim të plotë.
Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën..