Paga minimale të bëhet 388 euro nga 1 janari 2022. Për këtë këmbëngul sindikata më e madhe në Bullgari Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Rritja në krahasim me 332 eurot aktuale është 17%. Kjo është mënyra e vetme për t'iu përgjigjur rritjes së inflacionit dhe rritjes së re të çmimeve të energjisë elektrike. Sipas KNSB, rritja e pagës minimale do të rrisë pagën mesatare me 12%, tha për bTV Violeta Ivanova, zëvendës drejtoresha e Institutit për Kërkime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB. Në fund të vitit 2021, sindikata pret që çmimet bazë të rriten me 5%, që është shumë mbi përqindjen e parashikuar - 3.5%.
Sipas vlerësimeve të sindikatës, deri në vitin 2024, kur Bullgaria pritet të bashkohet me eurozonën, paga minimale e vendit duhet të arrijë 500 euro.Rrjeti Kombëtar për Fëmijët përgatit për të njëmbëdhjetin vit radhazi një raport monitorimi me titull “Fletore shënimesh: Cili është suksesi mesatar i shtetit në kujdesin ndaj fëmijëve?” Dhe sivjet shteti nuk e kapërceu notën mesatare (3)...
Gullivair nuk ka njoftuar asnjë plan për të pezulluar linjën Sofje-Shkup-Sofje. Ata janë në kërkim të opsioneve për kohë më të përshtatshme fluturimi, dhe "shpresojnë në marrjen e kohëve më të mira të fluturimeve pas përfundimit të remontit të..
Një kompani bullgare fitoi vendin e parë në një ekspozitë prestigjioze në shtetin e Floridës (SHBA), kushtuar prodhuesve të avionëve eksperimentalë. Ajo zhvillohet çdo vit që nga viti 1960 e këtej dhe është një nga ngjarjet më të vizituara të..
Banka Botërore parashikon një ngushtim të konsumit global për shkak të krizës së luftës në Ukrainë dhe ndikimit në gjendjen financiare të vendeve të..
Ambientalistët nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia po zbulojnë gjithnjë e më shumë raste të delfinëve të çorientuar pranë bregut të Detit të Zi. Si..
63 rajone, 7 qytete dhe 4 shtete anëtare janë të zgjedhura të marrin pjesë në nismën pilot “Partneritete për Inovacione Rajonale”. Qyteti Gabrovo..