Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka se me çfarë të zëvendësojmë rolin e minierave të qymyrit si një garant i një ekonomie, energjetike dhe sigurie të qëndrueshme

Foto: BGNES

“Marrëveshja e gjelbër” e Bashkimit Evropian, në të cilën merr pjesë dhe Bullgaria, parashikon që deri në vitin 2030 të eliminohet përdorimi i qymyrit në energjetikë. Qëllimi është emetimet neto të karbonit në atmosferë të ulen me 55%. Politikanët tek ne, prej një kohe të gjatë po i shmangen kësaj çështjeje të rëndësishme lidhur me sigurinë kombëtare të vendit, por përpara ca kohe komisionarja evropiane Maria Gabriel rikujtoi se, Komisioni Evropian pret bisedimet mbi datën përfundimtare për mbylljen e termocentraleve të finalizohet deri në fund. Është e dëshirueshme që kjo të ndodh me Planin për rimëkëmbjen dhe zhvillimin, aq më tepër se përveç fondeve sipas Planit, Bullgaria do të marrë dhe 2.02 miliardë euro nga Fondi për një kalim të drejtë në një ekonomi të gjelbër. 

“Nivelet e ulëta të prodhimit të energjisë elektrike do të kërcënojnë si ekonominë tonë, kështu dhe teknologjinë e termocentralit, kurse nga ana tjetër kjo është një goditje mjaft e rëndë financiare,” tha sekretari i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Aleksandër Zagorov.

Disa ditë përpara se të shpërbëhet kabineti teknik (më 13 shtator), dy ministrat Kirill Petkov (ekonomi) dhe Asen Vasilev (financa) shkuan tek minatorët dhe energjetikët në Minierat Marica (Stara Zagora) ku punojnë afro 20 000 veta. Ministrat nënshkruan peticionin në mbrojtje të minierave dhe të termocentraleve me qymyr, të iniciuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”.

Ministri Asen Vasilev u shpall kundra ndërtimit të një centrali të avullit dhe të gazit në Termocentralin “Marica Iztok 2”, një projekt i regjistruar nga qeveria teknike në Planin Kombëtar për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë. Sipas fjalëve të tij, nuk mund të bëhen plane, pa pasur reagime dhe diskutime me ata që punojnë atje.  

“Kjo është një çështje jashtëzakonisht e komplikuar dhe me përmasa të shumta. Problemi kryesor, i cili prek sigurinë kombëtare është se çfarë do të bëjmë me sistemin energjetik të vendit. Si dhe me çmimin e energjisë elektrike, të cilin që të gjithë do të duhet ta paguajmë”- thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov: 

“Më shumë se 2 vjet sindikatat në mënyrë tepër intensive duan që e ardhmja e minierave të qymyrit në Bullgari të përshkruhet qartë nga qeveria dhe drejtuesit pavarësisht se cilët janë ata. Në të njëjtën kohë ka mundësi alternative dhe ne këmbëngulim që këto resurse të mëdha të mund të shfrytëzohen. Bullgaria  mund të përdorë instrumentet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe Fondit të Tranzicionit të Drejtë, si dhe burimet nën programet operative nga periudha e re e programimit e të tjera. Dhjetëra miliardë mund të riorientohen kështu që, të mund të garantojmë në një shkallë maksimale punën e  kompanive tona të qymyrit dhe termocentraleve, derisa të gjejmë kapacitetet zëvendësuese. Kjo është një çështje kryesore.  Nëse flasim për gazin, ai u shtrenjtua mbi bazë vjetore me 200%. Nëse pranojmë se ai do të zëvendësojë qymyrin, atëherë cili do të jetë çmimi i korrentit dhe nëse sferat e industrisë që tani po protestojnë, do të jenë në gjendje të përballojë çmimet e reja të energjisë. Çfarë konkurrueshmërie do të kemi për të gjithë ekonominë? Kjo është pyetja thelbësore dhe deri tani ne nuk i kemi përgjigje.” 

Përpiloi: Gergana Mançeva 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD

Banka Kombëtare Bullgare vendos obligacione me borxh të ri të brendshëm afatshkurtër dhe afatmesëm

Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..

botuar më 25-01-22 11.28.PD