Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varna do të jetë kryeqyteti i kinemasë artistike bullgare në vazhdim të shtatë ditëve

Foto: "Trëndafili i Artë"

Festivali i 39 -të i Kinemasë Artistike Bullgare “Trëndafilin e Artë” po mbahet në Varna. Nga 23 deri më 29 shtator do të shfaqet i gjithë prodhimi i kinemasë bullgare i krijuar pas shtatorit 2020, përfshirë 4 premiera. Programi i konkursit përbëhet nga 12 filma artistikë dhe 15 filma të shkurtër, dhe programi Horizontet e Hapura përfshin 6 tituj të tjerë.

Kryetari i jurisë është kineasti Prof. Ivo Draganov. Anëtarët janë aktorja Irmena Çiçikova, piktorja Pllamena Dimitrova-Raçeva, regjisori dhe producenti qipriot Diomides Nikita dhe drejtori i festivalit “Molodist” në Kiev Andrej Halpahçi.

Më shumë nga rubrika

Georgi Vellçev – mjeshtri i harruar i peizazhit detar

Krijuesi i lindur 130 vjet më parë, priti rehabilitimin e tij të vonuar prej kohësh në sajë të kritikut të artit Rumen Serafimov, i cili merr përsipër të studiojë dhe të rivendosë muzeun e braktisur në shtëpinë e tij të lindjes në qytetin e Varnës...

botuar më 21-12-29 7.15.PD
Dobrin Dobrev

Gjurma bullgare në Qipro gjatë vitit 2021

Dobrin Dobrev , të cilin e kemi prezantuar jo njëherë me paraqitjet e tij si një këngëtar popullor, jeton në Qipro më shumë se 10 vjet-kohë gjatë së cilës punon në mënyrë të palodhur për lidhjet kulturore midis të dyja vendeve. Në sajë të Qendrës..

botuar më 21-12-28 11.25.PD

Dimitër Dimitrov tregon se si e ka parë bota gruan bullgare gjatë shekujve të ndryshëm

Gazetari shumëvjeçar i BBC-së në Londër dhe siç e cilëson veten "bullgarolog" Dimitër Dimitrov prezantoi në Sofje librin e tij të ri "Bota për bullgaren". Edicioni shumëgjuhësh është libri i parë i serisë së ardhshme, e bazuar në tekste dhe..

botuar më 21-12-28 7.15.PD
Подкасти от БНР