Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndaloi shkarkimi i anijes së bllokuar pranë Kamen Brjag

Foto: Radio Varna

Pas orës 21:30 të 27 shtatorit ka filluar shkarkimi i anijes "Vera Su" në zonën e mbrojtur Jajllata pranë Kamen Brjag(Bullgaria Verilindore). Karburanti i anijes 32-vjeçare tashmë është zbrazur. Për momentin nuk ka informacion se si dhe nëse aksioni do të vazhdojë, por moti është përkeqësuar dhe era e fortë mund të prishë anijen.

Anija ngeci më 20 shtator në zonën e mbrojtur të Jajllata. “Vera Su” është ndërtuar në vitin 1989 dhe operohet nga një kompani turke. Anija ka lundruar nën flamurin e Panamasë dhe ka transportuar plehra nga Ukraina drejt Varnës.

BNR Radio Varna raportoi se një pjesë e ngarkesës së rrezikshme është derdhur në det. Këtë e tregojnë videot e publikuara në faqen e specializuar maritime.bg. Ato tregojnë se si kimikati derdhet në det, sepse makina e paketimit është prishur.

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

Negociata intensive gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni

Pritet që këtë fundjavë të zhvillohen negociata intensive për hartimin e marrëveshjes së koalicionit mes partive që janë partnere potenciale në qeverinë e re – “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Partia Socialiste Bullgare /BSP/, “Ka një popull të tillë”..

botuar më 21-12-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Ato do të jenë më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Juglindore. Por para mesditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga Juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 21-12-03 6.05.MD
Mariana Vasileva

Një bullgare u bë Zëvendësministre e Sportit në Azerbajxhan

Mariana Vasileva është zëvendësministrja e re e Rinisë dhe Sportit në Azerbajxhan. Ajo u emërua në këtë post personalisht nga Presidenti Ilham Aliev. Bullgarja që prej vitesh jeton dhe punon në vend. Që nga viti 2009 ajo është kryetrajnere e..

botuar më 21-12-03 4.23.MD
Подкасти от БНР