Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numrat e fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 nëntorit u tërhoqën

Foto: BGNES
Me një short në Komisionin Qendror Zgjedhor, u tërhoqën numrat e fletëve të votimit për Presidentin dhe Nënpresidentin dhe për përfaqësuesit popullorë për zgjedhjet më 14 nëntor 2021. Përfaqësuesit e partive, koalicioneve dhe komiteteve nismëtare që propozuan kandidatët gjithashtu ndoqën shortin.
Kreu i shtetit Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në garën presidenciale me fletën e votimit 6. Çiftet kandidate-presidenciale Prof. Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva, si dhe Lozan Panov dhe Maria Kasimova-Moase, morën përkatësisht numrat 15 dhe 19. Mustafa Karadajë përfaqësues i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të jetë me numrin 17.
Në votimin e parakohshëm parlamentar, koalicioni GERB-SDS do të jetë numri 32, dhe BSP për Bullgarinë - numri 33. Partia “Ka një popull të tillë” ra numrin 24, dhe partia “Bullgaria Demokratike” - 30. “Po e vazhdojmë ndryshimin” do të jetë me numrin 25, dhe DPS - me 17.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD