Një rënie e mprehtë e fondeve të dërguara nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit, sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare. Për 7 muajt që nga fillimi i vitit, ekonomitë shtëpiake bullgare të ndihmuara me fondet e të afërmve nga jashtë, kanë marrë 98 milionë euro. Pandemia nga Covid-19, e cila po vazhdon afro 2 vjet, ka një ndikim të ndjeshëm mbi të ardhurat në buxhetet e familjes, jo vetëm tek ne, por dhe jashtë, meqenëse gjatë vitit 2019, nga jashtë drejt vendit tonë janë dërguar mbi 1 miliardë euro. Për të qenë në gjendje të kuptoni qartë vlerën e numrave të përmendur, është e nevojshme t'i përgjigjemi disa pyetjeve të rëndësishme. E pikërisht, cili është roli i fondeve të dërguara nga jashtë për ekonominë bullgare dhe cilat janë mundësitë për të kompensuar mungesën e tyre?
Në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad, ekonomisti Adrian Nikollov komenton se, fondet e dërguara nga jashtë nuk duhet të llogariten bashkë me ato, të investuar si investim i huaj direkt. Një mashtrim i tillë ekziston në mendjet e shumë njerëzve, por e vërteta është e ndryshme:
“Paratë e emigrantëve luajnë rolin e të ardhurave shtesë për shumë ekonomi shtëpiake, më në veçanti më të varfrit. Më shpesh harxhohen për ushqim, karburant, nganjëherë dhe për meremetime. Në këtë kuptim ngushtimi i tyre nuk është kaq një goditje mbi ekonominë, sesa mbi buxhetet e ekonomive shtëpiake.”
Kompensimi i të ashtuquajturave “para të emigrantëve” është vështirë e arritshme mendon Nikollov:
“Ajo e cila mundet të rastisë është që familjet, të cilat janë mbështetur në të ardhura të tilla deri tani t’i drejtohen sistemit shoqëror, duke përfituar nga subvencionet e ngrohjes dhe masat e tjera të mbrojtjes sociale. ”
Një nga shkaqet për uljen e madhe dhe të menjëhershme të fondeve të dërguara tek ne është pandemia nga Covid-19, e cila i detyroi shumë nga bashkatdhetarët tanë që të kthehen. Por, ata nga ana tjetër përfaqësojnë një burim pune nga i cili mund të përfitojë tregu i punës. Por, duhet të kihet parasysh se mjeshtëritë dhe potenciali për punë i emigrantëve tanë është i ndryshëm. Mes tyre ka dhe të tillë, të cilët nuk janë realizuar jashtëzakonisht mirë në profesionet e tyre, kanë një standard të mirë, por dhe njerëz, mjeshtëritë e të cilëve lejojnë punë në prodhime të vogla ose në sferën e shërbimeve. Por asnjë prej tyre nuk duhet të perceptohet si një pjesëmarrës i sigurt në tregun e punës tek ne, meqenëse dobësimi i masave anti-covid në vendet evropiane së shpejti mund t'i bëjë ata të largohen përsëri, paralajmërojnë analistët.
Të dhënat shqetësuese të Bankës Popullore Bullgare duhet të na bëjnë të mendojmë dhe për kulturën tonë financiare. Paraqitjet e saj janë të lidhura si me mundësinë në mënyrë të arsyetuar të shpërndajmë të ardhurat tona mujore, kështu dhe me aftësinë të drejtojmë kursimet tona, të grumbulluara në të kaluarën. Në një intervistë për BNR-“Hristo Botev” ekonomisti Stojne Vasilev vuri në dukje se, bullgarit nuk i pëlqen që të rrezikojë, dhe jo pa bazë:
“Frikët financiare janë të lidhura më tepër me të kaluarën - me hiper inflacionin nga viti 1996, falimentimin e Bankës Korporative Tregtare gjatë vitit 2014” -komenton ekonomisti Stojne Vasilev.
Sipas ekonomistit, nëse ripohohen pritjet se inflacioni do të vazhdojë gjatë 2,3 ose më shumë viteve dhe nëse është me vlerë rreth 5% për vit, është e mundur që kursimet tona të mbeten të njëjta, por me to të mund të blejmë 20% më pak mallra ose shërbime, prej të cilave kemi nevojë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNR, BGNES, arkivNe po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..