Antëni Ivanov theu rekordin kombëtar dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e notimit flutur në 100 metra në Kampionatin Evropian të Notimit në Pishina të Vogla në Kazan, Rusi. Notari bullgar përfundoi me kohën e 12-të prej 50.73 sekondash në seri dhe gjeti një vend në mesin e 16 gjysmëfinalistëve të disiplinës.
Me këtë arritje Antëni Ivanov theu me pothuajse një sekondë rekordin kombëtar - 51.70, të cilin ai e vendosi tre vjet më parë në Sofje.Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..