Antëni Ivanov theu rekordin kombëtar dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e notimit flutur në 100 metra në Kampionatin Evropian të Notimit në Pishina të Vogla në Kazan, Rusi. Notari bullgar përfundoi me kohën e 12-të prej 50.73 sekondash në seri dhe gjeti një vend në mesin e 16 gjysmëfinalistëve të disiplinës.
Me këtë arritje Antëni Ivanov theu me pothuajse një sekondë rekordin kombëtar - 51.70, të cilin ai e vendosi tre vjet më parë në Sofje.Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..