Komisioni Evropian ka ngritur fuqishëm çështjen e përgjegjësisë së Prokurorit të Përgjithshëm dhe kontrollit publik të akteve të tij, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri në detyrë i Drejtësisë Ivan Demerxhiev.
Qeveria e përkohshme i ka përshkruar masat për këtë çështje në Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit. Zbatimi i tyre lidhet me marrjen e fondeve të përcaktuara në plan. Masat parashikojnë që Prokurori i Përgjithshëm të mund të hetohet dhe të largohet përkohësisht gjatë zhvillimit të hetimit. Demerxhiev konsideron se për zbatimin e masave nuk nevojiten ndryshime në Kushtetutë. Ai komentoi se drejtësia e specializuar duhet të ekzistojë, por jo siç funksionon tani.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..