Komisioni Evropian ka ngritur fuqishëm çështjen e përgjegjësisë së Prokurorit të Përgjithshëm dhe kontrollit publik të akteve të tij, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Ministri në detyrë i Drejtësisë Ivan Demerxhiev.
Qeveria e përkohshme i ka përshkruar masat për këtë çështje në Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit. Zbatimi i tyre lidhet me marrjen e fondeve të përcaktuara në plan. Masat parashikojnë që Prokurori i Përgjithshëm të mund të hetohet dhe të largohet përkohësisht gjatë zhvillimit të hetimit. Demerxhiev konsideron se për zbatimin e masave nuk nevojiten ndryshime në Kushtetutë. Ai komentoi se drejtësia e specializuar duhet të ekzistojë, por jo siç funksionon tani.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..