Hyrja në vitin e ri pa buxhet për shkak të mungesës së parlamentit është një rrezik i madh, tha për BNR Petër Ganev, një studiues me përvojë në Institutin për Ekonominë e Tregut.
Sipas ligjit, buxheti për vitin 2022 duhej të parashtrohej në parlament për diskutim dhe miratim deri më 31 tetor. Nëse qeveria formohet në dhjetor dhe deri atëherë nuk ka buxhet të miratuar nga parlamenti, ekziston rreziku që në vitin e ri të hyjmë pa ligj për shpenzimet publike. Atëherë qeveria mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit të mëparshëm në muaj dhe këto para do të jenë jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Në rast mungese të një qendre të fortë pushteti, "të gjithë rreth qeverisë mund të përpiqen të marrin iniciativën dhe vazhdimisht të propozojnë kosto të reja," tha në përfundim eksperti.Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..