Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti mund të hyjë në vitin 2022 pa buxhet

Foto: BGNES

Hyrja në vitin e ri pa buxhet për shkak të mungesës së parlamentit është një rrezik i madh, tha për BNR Petër Ganev, një studiues me përvojë në Institutin për Ekonominë e Tregut.

Sipas ligjit, buxheti për vitin 2022 duhej të parashtrohej në parlament për diskutim dhe miratim deri më 31 tetor. Nëse qeveria formohet në dhjetor dhe deri atëherë nuk ka buxhet të miratuar nga parlamenti, ekziston rreziku që në vitin e ri të hyjmë pa ligj për shpenzimet publike. Atëherë qeveria mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit të mëparshëm në muaj dhe këto para do të jenë jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Në rast mungese të një qendre të fortë pushteti, "të gjithë rreth qeverisë mund të përpiqen të marrin iniciativën dhe vazhdimisht të propozojnë kosto të reja," tha në përfundim eksperti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Është më realiste që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë në vitin 2026

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë në fillim të vitit 2026. Sipas një studimi të Shoqatës së Tregtarëve të Mallrave Jo-Ushqimore, kjo është periudha reale në të cilën vendi ynë do të mund të përmbushë kriteret për Eurozonën. Sipas sondazhit, 25% e të..

botuar më 24-06-18 6.16.MD

Eksporti i mallrave bullgare në Kinë është dyfishuar

Tregtia e produkteve bujqësore dhe ushqimore mes Bullgarisë dhe Kinës u rrit me mbi 37% në vitin 2023. Këtë e deklaroi ministri i bujqësisë dhe ushqimeve Georgi Tahov në hapjen e Forumit Bullgaro-Kinez të Biznesit në Sofje. Sipas tij, eksporti i..

botuar më 24-06-17 6.14.MD

Të rinjtë bullgarë kërkojnë një punë me pagë mbi 4300 leva neto (rreth 2200 euro)

45% e të rinjve në Bullgari preferojnë të punojnë për një punëdhënës bullgar, sipas një sondazhi përfaqësues kombëtar të kryer në maj nga agjencia e sondazheve të marketingut në internet JTN dhe Bulgaria Wants You (një platformë që synon të ofrojë..

botuar më 24-06-13 4.46.MD