Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të kufizohen vetëm në zgjerim

Foto: MPJ

Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev priti ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të ngarkuarin me postin Shef të Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari. Ministri i njohu diplomatët e huaj me situatën rreth zgjedhjeve në Bullgari dhe me qëndrimet prioritare bullgare për tema nga agjenda e përbashkët evropiane.

Në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Stoev konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme bullgare, bazuar në meritat e secilit vend kandidat. Sipas tij, marrëdhëniet e BE-së me rajonin nuk duhet të kufizohen vetëm në zgjerim.

Stoev bëri thirrje për vëmendje dhe përkushtim të shtuar për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, dialogun Beograd-Prishtinë dhe zhvillime të tjera shqetësuese.

Sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ai theksoi përpjekjet e bëra muajt e fundit nga Bullgaria për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shkupin. Megjithatë, nuk u arrit përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë, the Ministri, cituar nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme bullgare.

Ai shtoi se pala bullgare ende pret hapa konkretë nga fqinjët për përmbushjen e zotimeve për të hequr dorë nga pretendimet territoriale dhe minoritare, për t'i dhënë fund gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, për ndryshimin e teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh historinë tonë të përbashkët, garantimin e të drejtave të qytetarëve me vetëdije bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD