Me propozim të Bullgarisë përvjetori i 300-të i lindjes së rilindësit Pajisij Hilendarsi u përfshi në Listën e përvjetorëve të rëndësishme të UNESKO-së për periudhën 2022-2023. Lista u miratua në sesionin e fundit të 41-rë të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-së.
300 vjetori i lindjes së Paisij Hilendarski do të kremtohet në vitin 2022 me veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare. Murgu i Hilendarit shënoi fillimin e rilindjes Kombëtare Bullgare. Në vitin 1745 Paisij u bë murg në Manastirin e
Hilendarit dhe u bë mbledhësi i parë udhëtues i ndihmave. Në vitin 1762 ai krijoi “Historinë Sllavo-Bullgare” dhe hodhi themelet e idesë së re kombëtare bullgare, se bullgarët do të çlirohen nga perandoria osmane nëpërmjet arsimimit, punës dhe besimin të krishterë. Paisij e përhapte historinë e tij duke udhëtuar nëpër Bullgarinë.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..