Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari po zhvillohet normalisht, pa incidente, njoftoi në orën 15:00 MPB-ja. Rreth 16 000 oficerë po marrin pjesë në ruajtjen e rendit publik.
Nga data 14 tetor e deri më sot janë marrë gjithsej 1191 sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe shumica e sinjaleve kanë të bëjnë me blerje votash në favor të partive politike dhe koalicioneve, njoftoi reporteri Nikollaj Hristov.
KQZ njoftoi se sot ka marrë një sinjal për agjitacion paraelektoral edhe nga ish-kryeministri Bojko Borisov, por KQZ e ka hedhur poshtë.
Deri në orën 16.00, 33 nga gjithsej 11 716 makina votimi brenda dhe jashtë vendit kanë ndaluar së funksionuari. Votimi atje ka vazhduar me fletëvotime.
Ka sinjale dhe sanksione për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve para përfundimit të ditës së zgjedhjeve në një sërë publikimesh online, njoftoi reporterja Maria Kostova.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..