Vendi është Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” në kryeqytet. Pikërisht aty mund të zhyteni në “Dritën magjike” të shpellave bullgare. Në fakt, kjo është një ekspozitë kureshtare fotografike, e cila në 24 kuadro paraqet formime fosforeshente në disa nga shpellat më të paarritshme në Bullgari. Fotografitë janë vepër të një ekipi fotografësh në krye me Krasimir Andonovin - kinematograf dhe pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit “Krëstjo Sarafov”, dhe janë një pjesë nga projekti i tij afatgjatë filmik “Dritë dhe kult”, kushtuar kamareve shkëmbore në Rodopet Lindore.
Në punën e tij mbi projekt Krasimir Andonov përpunon një metodë për fotografim, përmes së cilës fotolumineshenca e formacioneve të shpellave mund të shihet në një kornizë fotografike, duke treguar bukurinë e fshehur në errësirën e padepërtueshme të shpellave.
“Ideja e projektit është që me mjete vizuale të mundohemi të zbulojmë një pjesë nga sekretet e kamareve trapezoidale në Rodopet Lindore, meqenëse me kalimin e kohës vumë re se, për shkak të specifikës së profesionit tonë, ne shikojmë pak më shumë se njerëzit, të cilët zakonisht i vizitojnë këto vende. “Drita magjike” prezanton një fenomen shumë interesant natyror, lidhur me këtë se, në formimet e shpellave depozitohen materiale organike që lidhen me ciklin natyror të ujit. Uji, i cili bie në sipërfaqe, të lidhur me shirat, depërton përmes shkëmbinjve aty, ku ka shpella, dhe vende-vende depozitohet në formimet e shpellave. Të provokuar nga drita e fortë, ose nga ndonjë ndikim tjetër, këto depozita fillojnë të shkëlqejnë në errësirë. Sikurse menjëherë errësira e plotë gjallërohet në një nuancë jeshile të butë. Kjo ekspozitë u tregon pjesës më të madhe të njerëzve botën shpellore në bazë të një mënyre të paparë” - tregon Krasimir Andonov.
Dhe për të regjistruar këtë “dritë” natyrale, është nevojitur që ekipi të kërkojë mundësisht formimet më të pastra shkëmbore - shpesh herë ato janë në shpalla vështirë të arritshme, të cilat janë maksimalisht të ruajtura nga ndikimi njerëzor. “Shpellat në të cilat fotografuam janë të vendosura në një perimetër mjaft të madh në territorin e Bullgarisë”, saktëson Andonov. Mes tyre janë shpella “Rushovata” dhe “Dallandyshja” në rajonin e malit Stara Pllanina pranë qytetit Teteven, “Sharalijska” në Pirin, “Pepeljanka” rreth fshatit Bosnek, në afërsi të Sofjes.
Zgjedhja e lokacioneve konkrete iu caktua kritikut të artit dhe speleolog Ognjan Stojanov.
“Metoda, të cilën e përdorëm në rrethet shkencore shërben për përcaktimin e moshës dhe të përbërjes së mineraleve. Përbërja e ndryshme e mineraleve ngjyroset në mënyrë të ndryshme. Kështu imazhet tona janë një pamje momentale e gjendjes së ujërave dhe të shpellave në Bullgari”.
Ekspozita “Drita Magjike” mund të shikohet deri më 28 nëntor në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje.
Përpilues: Vesella Krësteva / në bazë të intervistës së Aleksandër Rajçevit, BNR-“Hristo Botev”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: krasimirandonov.com
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të..