Ministrat e Jashtëm të 57 shteteve pjesëmarrëse në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /OSBE/, ndër të cilët Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Svetllan Stoev, diskutuan mbi mundësitë për zgjidhjen e konflikteve dhe zbatimin e konceptit gjithëpërfshirës të sigurisë në tri drejtimet e veprimtarisë së OSBE-së.
Duke iu drejtuar homologëve të tij, Ministri i Jashtëm bullgar theksoi se konfliktet e pazgjidhura në rajonin e OSBE-së janë një sfidë serioze për sigurinë evropiane dhe një kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Sipas Ministrit Stoev, zgjidhja e tyre duhet të bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve, në kuadër të formateve të përcaktuara negociuese. Si kusht i rëndësishëm për këtë, Stoev theksoi vullnetin politik dhe gatishmërinë për kompromis, sepse mjetet janë në dispozicion, por duhet punuar për të pasur besim dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme të konflikteve të vazhdueshme.
Ministri Stoev gjithashtu theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor aktivitetet e OSBE-së kontribuojnë dukshëm në vendosjen e standardeve dhe vlerave evropiane, duke i mbështetur në këtë mënyrë vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.Në Berlin, ministrat e jashtëm të NATO-s premtuan që Pakti të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë derisa të zmbrapset agresioni rus. Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në Bruksel më 16 maj paketën е gjashtë të sanksioneve kundër..
Grupet mobile të Agjencisë së Punësimit tashmë kanë konsultuar më shumë se 20 000 ukrainas dhe më shumë se 2 400 kanë filluar të punojnë në vendin tonë. Deri më tani janë zhvilluar 10 bursa pune në qytetet me grupe kompakte ukrainasish të akomoduar..
Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17 gradë, në Sofje rreth 12 gradë. Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Para mesditës do të hyjë ajër i freskët nga veriperëndimi. Masa ajrore do të jetë e paqëndrueshme dhe do të..
Sipas një sondazhi sociologjik të agjencisë “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”, nëse sot kishte zgjedhje të reja, 8 formacione do të hynin në..
Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e parë të vitit 2022 ishin 2006 leva (1025 euro)dhe u rritën me 9.6 për qind krahasuar me..
Në Berlin, ministrat e jashtëm të NATO-s premtuan që Pakti të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë derisa të zmbrapset agresioni rus. Ministrat..