Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banesa e bullgarit – shpesh e mbipopulluar dhe tepër e shtrenjtë

Foto: BGNES

Edhe gjatë krizës, kur bullgari i ka kufizuar shpenzimet në gjëra elementare – ushqim, karburant dhe ngrohje, interesi ndaj ndërtimit të banesave të reja nuk po pakësohet. Sidoqoftë shumica e shtëpive të sapondërtuara mbeten të pabanuara për një kohë të gjatë. Shkaku është, se shumica e pronarëve thjeshtë i kanë investuar kursimet e tyre në pronë si një alternativë e depozitave bankare pa interes. Kjo çon në paradoksin se pavarësisht rritjes së madhe të ndërtimit të banesave, bullgari vazhdon të jetojë i ngushtë dhe zakonisht nuk investon në përmirësime për efikasitetin energjetik të shtëpisë së tij.

Shumica e familjeve janë me të ardhura jo të qëndrueshme dhe nuk mund të përballojnë një kredi për të blerë një shtëpi të re. Sipas të dhënave të Evrostatit, pak mbi 41 për qind prej bullgarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara. Për krahasim treguesi i mesëm për BE-në për banesa të mbipopulluara është 17 për qind.

Problemi me banesat e mbipopulluara është edhe më i dukshëm në qytetet tona, ku çdo familje e dytë jeton në një hapësirë të kufizuat, tregon një sondazh i Organizatës Joqeveritare “Habitat Bëllgaria”. Së fundmi përfaqësues të palës bullgare të organizatës Habitat for Humanity, e cila ndihmon miliona njerëz të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës, u përfshinë në Forumin Evropian të Banesave, kushtuar problemeve të lindura me krizën e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike në përmasë globale.

“Pandemia e nxori në plan të parë me sa rëndësi janë banesat, në çdo situatë – të jemi në gjendje të izolohemi në to, të bëjmë një jetë të plotë dhe fëmijët të mund të mësojnë qetë në shtëpi”, thotë Minço Benev, Drejtor Kombëtar i “Habitat Bëllgaria”.

Minço Benev

“Për sa i përket hapësirës së jetesës, banesat në Bullgari, në krahasim me vendet në Evropën Perëndimore, janë pothuajse përgjysmë, duke shtuar edhe mbipopullimin e tyre, tabloja përkeqësohet suplementarisht. Imagjinoni se si një fëmijë arrin të mësojë në një banesë të mbipopulluar. Nga ana tjetër, kjo situatë e nxori në pah një problem tjetër, atë të varfërisë energjetike të mijëra familjeve bullgare. Sipas vlerësimit të institucioneve që llogaritin tregues të tillë, vendi ynë hyn në kategorinë e varfërisë ekstreme energjetike. Po e përmend pandeminë, sepse fëmijët tërë ditën janë në shtëpi dhe familjet duhet të ngrohen gjatë gjithë kohës plotësisht. Njerëzit e moshuar, të cilët zakonisht shkonin në vende publike për të qëndruar ngrohtë dhe për të ulur kostot e ngrohjes, nuk mund të vazhdonin ta bënin këtë për shkak të mbylljes.”

Nga ana tjetër, një problem i vjetër dhe serioz është fondi i banesave të papopulluara në vendin tonë. Më shumë se 30 për qind e shtëpive të banueshme në vendin tonë janë të shkreta. “Kjo ka të bëjë me mungesën e mirëmbajtjes së ndërtesave, dhe në këtë mënyrë humbet një resurs i madh, i cili në rast menaxhimi të mirë mund të ndihmojë zgjidhjen e një sërë problemesh urgjente”, thekson Minço Benov.

“Nevoja për rinovimin e fondit të banesave tek ne është urgjente. Në konsumin total të energjisë, shtëpitë zënë një peshë mbi 40 për qind, dhe ky është një faktor kryesor kur bëhet fjalë për ajrin e pastër, emetimet e karbonit, etj. Përveç kësaj përmirësimi i efikasitetit energjetik të shtëpive është një mënyrë në të cilën familjet që jetojnë në varfëri energjetike, të ulin shpenzimet e tyre për ngrohje si dhe për ftohje gjatë verës. Problemi nuk është vetëm për lagjet e veçuara që djegin goma, tekstile, këpucë e çfarëdo që gjejnë, por është problem për të gjithë ata që ngrohen edhe me dru. Edhe drutë e lagur digjen masivisht. Pyesim pse subvencionet e ngrohjes shkojnë përmes blerjes së qymyrit dhe drurit, a nuk ka ndonjë gjë tjetër që është më racionale të aplikohet? Pse çdo vit nëpërmjet asistencës sociale investojmë në ndotjen e ajrit?”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, hfh.bg, dnevnik.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD