Ekipi i kandidatit për kryetar në Bashkimin Bullgar të Futbollit - BFS Dimitër Berbatov dorëzoi dokumentet në selinë e futbollit që kongresi i rregullt më 18 mars të jetë zgjedhor. Në fund të vitit 2021, Berbatov njoftoi se kishte mbledhur nënshkrimet e më shumë se 1/3 e klubeve që janë anëtare të Bashkimit Bullgar të Futbollit për të ndryshuar agjendën e kongresit dhe për të zgjedhur një president dhe udhëheqje të re të organizatës. Nëse nënshkrimet e mbledhura pranohen nga kryesia e BFS-së, atëherë më 18 mars do të ketë një tjetër betejë mes presidentit aktual të bashkimit Borisllav Mihajllov dhe Dimitër Berbatov për udhëheqjen e futbollit bullgar.
Sipas statutit Bashkimi Bullgar për Fizkulturë dhe Sport (BSFS) ka dy javë kohë për t’u përgjigjur nëse kongresi do të jetë zgjedhor.
Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja,..
Nën moton “Të gjithë së bashku për sportin”, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon Javën Evropiane të Sportit #BeActive nga 23 deri më 30 shtator. Programi i veprimtarisë përfshin nisma të shumta për promovimin e sporteve aktive, përmirësimin e..
Një medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi – ky është bilanci i pjesëmarrjes së Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Sumos në Poloni më 16 dhe 17 shtator. Në garë morën pjesë 8 garues bullgarë. Ari i takoi Presijan Mihovit në kategorinë deri në 77 kg...
Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të..