Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia “Vëzrazhdane”: SHBA duhet të shpjegojë komentet për sanksione kundër Bullgarisë për shkak të Maqedonisë së Veriut

Kostadin Kostadinov
Foto: BGNES

Ministri i Jashtëm të kërkojë shpjegim nga ambasadori amerikan në Bullgari për komentin e kongresmenëve amerikanë se mund të vendosen sanksione ndaj vendit tonë për shkak të vetos mbi negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Këtë e ka kërkuar partia “Vëzrazhdane” (“Ringjallja”).

Pavarësisht deklaratës së lëshuar nga Ambasada Amerikane se administrata e Presidentit Joe Biden nuk po shqyrton sanksione kundër qeverisë bullgare, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov tha se është e turpshme që shteti nuk është përgjigjur: "Ne duam një shpjegim zyrtar, ndoshta madje një falje, deklarata e administratës së Biden nuk mjafton”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parakalimi sindikal me rastin e Ditës së Punës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Majit, Konfederata e Punës “Podkrepa” organizon parakalimin e saj tradicional festiv në Sofje. Marshimi nis nga sheshi "Shën e Diela" i kryeqytetit për në muzeun "Toka dhe njerëzit", ku parashikohet një..

botuar më 24-05-01 11.26.PD

Parashikimi i motit për 1 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe do të ndalen. Pasdite do të ketë sërish reshje shiu në vendet malore. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-30 7.40.MD

Parlamenti ndaloi reklamimin e lojërave të fatit në media

Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..

botuar më 24-04-30 6.28.MD