Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themelet që duhet t’i rivendosim”, tha Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para popullit dhe Kuvendit Popullor. Sipas tij, krizat aktuale, të cilat përshkallëzohen dhe përdoren në prapaskenë, nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga prioritetet strategjike.
“Është detyra ime si kreu i shtetit të kthej axhendën në synimet afatgjata të vendit, shumë përtej horizontit të mandateve politike - tejkalimin e krizës demografike; përballimin e varfërisë dhe pabarazisë; ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës; zhvillimin shpirtëror; garantimin e sovranitetit dhe sigurisë; mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar; duke afirmuar imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë”, theksoi kreu i shtetit.
Deputetët e partia GERB dolën nga salla plenare gjatë fjalimit të Rumen Radevit, të provokuar nga fjalët e tij se në mandatin e parë presidencial modeli i vjetër autoritar arriti kulmin dhe se revolta civile kundër mafiotizimit të pushtetit nxori në sipërfaqe fakte dhe procese, për të cilët ai heshti.
Në ceremoni asistuan Kryeministri Kirill Petkov dhe ministrat e kabinetit, Petër Stojanov - President nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-kryetarë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të trupit diplomatik, të feve të regjistruara, të institucioneve shtetërore.
Pas betimit në parlament, Patriarku Neofit mirëpriti Presidentin dhe Nënpresidentin në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku kreu një lutje solemne me rastin e inaugurimit të tyre të ardhshëm më 22 janar të këtij viti.
Franca është e gatshme të mbështesë Bullgarinë në mënyrë që vendi të mos humbasë aftësitë e tij mbrojtëse derisa Shtetet e Bashkuara të dërgojnë avionët F-16 . Kjo u bë e ditur nga Presidenca pas një bisede telefonike mes Presidentit bullgar dhe..
Në 24 orët e fundit janë shënuar 275 raste të reja me Covid në vend, ose 182 më pak se një ditë më parë. Mbi 65% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 4.5% e 6114 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Numri..
Presidenti Rumen Radev ngriti çështjen e mbështetjes në kohë për aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë në një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike Karen Donfried . Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po..
Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës..
Nxënësit në klasat e 10-ta dhe të 11-ta në Gjimnazin Kombëtar të Shkencave Natyrore dhe Matematikës dhe në Gjimnazin Matematikor të Sofjes fituan tri..
Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov diskutoi me homologun e tij italian Lorenzo Guerini nevojën e sigurimit të përkohshëm të gjuajtësve për Forcat..