Seria e filmave të shkurtër dokumentarë, kushtuar historisë së kryeqytetit, filloi sezonin e vet të nëntë. Në vazhdim të 6 javëve, prodhimi filmik i Kamen Vodeniçerovit “5 minuta Sofja” i njeh spektatorët me historinë e disave prej lagjeve relativisht “të reja” të qytetit - “Bojana”, “Zaharna fabrika”/fabrika e sheqerit/, “Krasno sello”, “Mlladost”, “Studentski grad” dhe “Juçbunar”
“Detyra jonë në sezonin e ri ishte që të dokumentojmë atë që po ndodh në qytetin tonë dhe ndryshimet e sjella nga dekada e fundit, gjatë së cilës u bëmë dëshmitarë të një rritje të ndjeshme të popullsisë së tij - tregon në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare Vodenioçarov dhe shton: Nëse dikur kemi dashur që vargu i serisë të duket më tepër si një kartolinë postare, sot, synimi ynë është të prezantojmë jetën e gjallë”.
Sipas fjalëve të tij, çdo një prej nesh ka vizionin, kuptimin dhe perceptimin e vet për qytetin dhe lagjen në të cilën jeton, pa e kuptuar patjetër se për mirë ose për keq, ai është zhvilluar dhe ka ndryshuar. Gjatë 10 vjetëve të fundit popullsia e kryeqytetit është shtuar me më shumë se 14%. Dhe nëse bëni pyetjen se në sa lagje jetojnë afro milionë e gjysmë banues, përgjigja mund t’ju befasojë - qyteti ynë shtrihet në 96 lagje.
Pavarësisht se është e njohur me formën e vet të shkurtër dhe të sintetizuar, në të cilën prezanton informacione kurioze për qytetin, çdo një sezon i ri i vargut me seri, befason me diçka të re në mënyrën e xhirimit. Kësaj here, përveç zërit të aktorit Kamen Vodeniçarov pas kuadrit, shikuesit do të dallojnë disa personazhe publike, të cilët tregojnë historitë e vendeve të tyre të preferuara në lagja përkatëse. Episodi i parë na shpie në fshatin e dikurshëm, i cili ka përqendruar në ditët tona disa nga pronat më të shtrenjta në treg - Bojana.
Ky rajon i kryeqytetit shpesh lidhet me banuesit e vet të rëndësishëm - presidenti dhe zëvendës presidenti, kryetari i Kuvendit Popullor dhe kryeministri. Sipas ligjit ata e kanë të drejtën të përdorin Rezidencën Shtetërore Bojana, të ndërtuar në këtë lagje e cila në vitin 1961 u shpall lagje e Sofjes. Por, vëmendjen tonë në episod e tërheq një objekt tjetër shumë i lashtë dhe i paçmueshëm, një pjesë nga trashëgimia kulturore dhe historike e Bullgarisë dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s - Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Pantalejmon”.
Si në tetë sezonet e mëparshme, episodet nga serisë së filmave të shkurtër për Sofjen, janë të lidhura midis tyre me një fije të padukshme, por mjaft të fortë.
“Historia e lagjeve zbulohet pikërisht në tregimet e banuesve të tyre. Pikërisht njerëzit janë ata, të cilët formojnë pamjen e qytetit, kurse lagjet ruajnë jetën e gjallë. Ne rritemi në këto lagje, kthehemi në personalitete, pikërisht duke lenë vulën tonë në historinë e komplekseve, në të cilat jetojmë - sqaron skenaristi i “5 minuta Sofja” Tanja Dimova dhe tregon lagje, të cilat kanë pësuar ndryshime të rëndësishme që nga krijimi i tyre e deri më sot:
Një shembull për një transformim interesant është lagja “Juçbunar”, e cila megjithëse e krijuar si hebre, tani është më shumë arabe. Lagje të tilla si “Mlladost” dhe ”Krasno Sëllo” ruajnë idenë se Sofja duhet të jetë më e hapur për faktin se në kontakt me natyrën, njeriu bëhet më i mirë dhe më i gjallë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: “5 minuta Sofja”, Facebook /Kamen Vodeniçerov, Tanja Dimova
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar..