Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregim në foto

Bota magjike e Radosllavit dhe Ivanës në projektin fotografik të Ivo Dançevit

9
Foto: Иво Данчев

Ferma e Rados është e ngulitur në kodrat midis kreshtave të rrumbullakosura të Rilës dhe majëmaleve të Pirinit. Aty ndodhet dhe kasollja e tij e bariut - një furgon i vjetër ushtarak, i cili është kthyer në një strehë komode. Në të shokët e veshur me lëkura të fotografit Ivo Dançev, hyjnë që të ngrohen nga erra e akullt jashtë.

Radosllav dhe Ivana janë dy nga heronjtë në projektin “Mbrojtësit” të Ivo Dançevit, i cili shëtit nëpër Bullgari në kërkim të kuadrove shumëngjyrëshe, të cilat ilustrojnë traditat e maskaradës nëpër trojet tona.

Për projektin  ju treguam në publikimin: Një përrallë dimërore për kukerët, çaushët dhe se si tradita kalon nga babai tek vajza

Pamjet e shoqëruara me komente janë postuar nga Ivo në rrjetet sociale në fund të dhjetorit ose pak para fillimit të festivaleve të kukerëve, të cilat sipas traditës fillojnë në ditën e parë të Vitit të Ri dhe përfundojnë në mesin e muajit mars.


Lidhja midis zakoneve të maskaradës dhe blegtorisë në vendin tonë është shumë e vjetër dhe e fortë. Dhe sot shumë nga pjesëmarrësit në to i risin kafshët vetë, kurse prej lëkurave të tyre punojnë kostumet e veta. Gjatësia e fijes së flokut të një cjapi më të moshuar mund të arrijë deri në një metër, kurse çmimi i një kostumi të klasës të parë - deri në 20 mijë leva.


“U njoha me Radosllavin dhe Ivanën  derisa po kërkoja historinë e radhës për projektin tim “Mbrojtësit”. E para e cila më bëri një përshtypje të madhe, ishte forca e lidhjes së tyre. Ata pasqyronin atë kalim midis brezave, në sajë të të cilit traditat e lashta kanë kaluar përmes mijëvjeçarëve, që të mund të shpëtojnë dhe të arrijnë deri tek ne. Babai, kishte arritur të ndezë tek vajza e vet atë shkëndijë, e cila digjte në të, qëkurse ai vet ka qenë fëmijë. Në zemrën e vajzës së vogël tanimë vlonte e njëjta dashuri ndaj kafshëve dhe traditave, të cilën e kanë vetëm “Mbrojtësit “ e vërtetë, tregon fotografi.


I rritur me dhitë në livadhet e Pirinit, sot Rado është vendosur rrëzë malit Rilla. Ai ka rritur kafshë gjatë gjithë jetës së tij. Çdo ditë e tij - nga agimi në muzg - kalon brenda fermës dhe kullotës në një kujdes për kopetë.


Rado është nga ajo race burrash që lindin vetëm në mal. Vështrimi i tij digjet, zemra e tij përfshin të gjithë botën, duart e tij janë të ashpra dhe të vrazhda nga puna e vështirë dhe e rëndë.


Kur dëgjon zërin e Ivanës, cjapi Prëçljo i mprehë veshët dhe vrapon drejt saj, por në vend që ta shtyjë me brirët e vet, e lë ta përkëdhelë dhe ta përqafojë si një qen.


Duke qenë akoma 4 vjeçe, Rado e vesh Ivanën me lëkura dhe kështu ndez tek ajo një merak të vërtetë. Që atëherë ajo nuk lëshon asnjë mundësi të luajë me to “Straçevata” dhe ëndërron ndonjë ditë të bëhet çaush i parë.


I magjepsur nga rrezatimi i modeleve të mia, vazhdoj të fotografoj, ndërsa errësohet. Erra e akullt nuk pushon, kurse Ivana e vogël shtrëngon dhëmbët dhe nuk lëviz. Unë shqetësohem për të , kurse Rado me një krenari më thotë - “Nuk ka problem. Ivana e vogël është e stërvitur”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto dhe komente: Ivo Dançev


Më shumë nga rubrika

Bashkatdhetarët tanë mblidhen "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër" në Kopenhagë

Kopenhaga po pret një ngjarje në shkallë të gjerë për komunitetin bullgar në vend - panairin udhëtues "Në mejdanin e Bullgarisë tjetër". Ai realizohet me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në kryeqytetin danez, por organizatori kryesor është klubi..

botuar më 22-05-28 7.15.PD
Tatjana Nekit

Bullgarët në Taraklia ende mbajnë kostumet e tyre kombëtare

Muzeu i Trashëgimisë Kulturore në Taraklia prezanton tre ekspozita me kostume popullore bullgare në dhjetë ditët e fundit të majit. “ Enë bullgare të gatimit dhe sende të tjera shtëpiake janë të prezantuara gjerësisht tek ne, në ndryshim nga..

botuar më 22-05-27 7.15.PD

Një përrallë e animuar ndërthur kodet e folklorit dhe qëndistarisë bullgare

Në ritmet dhe qëndismat popullore bullgare janë të koduara shumë simbole dhe mesazhe, dhe forcën e tyre magjike për të shëruar dhe për të mbrojtur populli ynë e njeh prej shekujsh. Në kërkim të një shprehjeje të re të identitetit tonë kombëtar,..

botuar më 22-05-26 7.15.PD