Kanë kaluar 25 vjet nga një nga datat më të paharrueshme në jetën politike bullgare - 4 shkurt 1997. Protestat masive për shkak të dështimit të qeverisë për të përballuar një sërë krizash e detyruan Kryeministrin Zhan Videnov të japë dorëheqjen në fund të vitit 1996. Pushteti kaloi në duart të Presidentit Zheljo Zhelev pak ditë para se t'ia dorëzonte postin pasuesit të tij Petër Stojanov, ndërsa Partia Socialiste Bullgare /BSP/ mori mandat për të formuar një qeveri. Mirëpo, Presidenti Zhelev refuzoi t'ia dorëzonte atë kandidatit të tyre për Kryeministër, Nikollaj Dobrev. Kjo situatë e vuri Presidentin e ardhshëm para një detyre të vështirë.
Stojanov vazhdoi t’i zbatojë detyrimet e veta sipas Kushtetutës, por në fjalimin e parë u bëri thirrje socialistëve që ta kthejnë mandatin të parealizuar. BSP e respektoi këtë kërkesë të Presidentit dhe Dobrev e ktheu mandatin. Presidenti emëroi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Stefan Sofianski, e cila zbuloi shkallën e katastrofës ekonomike, mbrojti monedhën kombëtare, duke arritur marrëveshje për krijimin e një Bordi Monetar dhe aplikoi për anëtarësimin e Bullgarisë në NATO. Dhe e gjithë kjo vetëm pak muaj para zgjedhjeve të prillit të atij viti, të fituara me shumicë absolute nga Forcat e Bashkuara Demokratike.Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..
Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë,..