Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e gatshme për një reagim të shpejtë ndaj çdo skenari në Ukrainë

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska
Foto: MPJ

Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska ndodhet në Bruksel për takimin e Këshillit për Punë të Jashtme. Diplomatët e parë të BE-së kanë një mëngjes pune me homologun e tyre ukrainas Dmitro Kuleba.

Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht dinamike. Ne jemi të gatshëm të reagojmë për çdo skenar sa më shpejt të jetë e mundur, tha Gençovska për bTV. Sipas saj, ka ende mjete për dialog.

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë rënë dakord të takohen dhe ta diskutojnë krizën. Këtë ia ka sugjeruar Putini përmes telefonit Presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas mediave ruse, ukrainasit përdorin në front granatahedhës të prodhuar në Bullgari. Mediat ukrainase pretendojnë se forcat ruse po gjuajnë me artileri të rëndë të fshehura në ndërtesa banimi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD