Covid-pandemia dhe lufta në Ukrainë sikurse u kthyen në një dëshmi absolute se, asgjë në jetën të cilën ne e njohim, tanimë nuk është e sigurt. Dhe këtu ekonomistët mbase do të ndërhyjnë - e sigurta është se na presin kohëra të rënda e të vështira - nga pikëpamja sociale, psikologjike, por më tepër nga pikëpamja ekonomike. Dhe sa më shumë informacion të besueshëm dhe të qartë të kemi, aq më mirë mund të marrim vendime për të ardhmen tonë. Çfarëdo që të jetë ajo!
Organizata Ndërkombëtare Junior Achievement Bulgaria prej viteve punon mbi temën për edukimin financiar të bullgarit përmes programeve të ndryshme arsimore me fokus tek njerëzit e rinj. Për vit të dhjetë të radhës ata qëndrojnë pas zhvillimit të fushatës globale “Java Botërore e Parave” (Global Money Week, GMW) tek ne. Në ditët që nga 21 deri më 27 mars ajo do të kalojë nën moton “Ndërto të ardhmen tënde. Sillu në mënyrë të mençur dhe të arsyetuar ndaj parave!”
“Gjatë gjithë javës organizohen veprimtari të ndryshme të nxënësve, konkurse, leksione dhe ngjarje, të cilat duhet ta motivojnë shoqërinë tonë, dhe pjesërisht brezin në rritje, të mendojmë sesi më mirë të drejtojmë financat tona personale, si të jemi fleksibël në trajtimin e tyre dhe si me mënyra të ndryshme të përballojmë probleme të dhimbshme si mashtrimet financiare digjitale”, tha në një intervistë për BNR Irina Ilieva, drejtoreshë organizative e JA Bulgaria.
“Statistikat për Bullgarinë tregojnë se, kjo është jashtëzakonisht e domosdoshme. Është mirë të planifikosh në mënyrë të arsyetuar shpenzimet e tua kundrejt të ardhurave të cilat i ke. Kjo është një nga mënyrat për të dalë nga rrethi vicioz i kredive të shpejta – një kulturë e mirë financiare”, thotë Ilieva. Dhe sa më shpejt të fitojmë një kulturë të ngjashme financiare, kaq më lehtë dhe pa tronditje do të kalojmë përmes trazirave financiare në shoqëri. Prandaj në iniciativën globale përfshihen shkolla nga e gjithë bota. “Gjatë vitit 2021 në Javën Botërore të Parave, pavarësisht se ishte një vit i pandemisë, në Bullgari morën pjesë 11 500 të rinj në moshë shkollore, mbi 150 shkolla, si dhe 19 mijë të moshuar, si një pjesë e webinarit tradicional që organizojmë"- vuri në dukje Irina Ilieva.
“E shikoj se të rinjtë të cilët marrin pjesë në programet, arrijnë të angazhojnë prindërit e tyre, të cilët përmes tyre përmirësojnë njohuritë e veta financiare. Më në veçanti sa u përket instrumenteve më të reja digjitale për punë “- sqaron drejtoresha organizative e JA Bulgaria
Sivjet organizatorët kanë përgatitur katër iniciativa kombëtare në kuadrin e Javës së Parave. Për pjesëmarrësit më të vegjël nga kopshtet dhe klasat fillore është konkursi për një paraqitje më kreative mbi temën "Biznesi im". Nxënësit që nga klasa e 8 deri në klasën e 12 mund të përfshihen në konkursin mbi temën #LIFEHACK Financiar për të ardhmen time”.
Për herë të parë organizohet dhe një konkurs kombëtar me pjesëmarrjen e nxënësve, studentëve dhe përfaqësuesve të biznesit, i organizuar nga Universiteti Ekonomik në qytetin Varna. Kampi i inovacionit financiar do të jetë në tri etapa midis ditëve 22 dhe 25 mars. “Siguria e financave digjitale: Paguani në mënyrë të parrezikshme në internet!” është tema e webinarit më 23 mars.
Dijet dhe mjeshtëritë e grumbulluara janë një kapital, i cili asnjëherë nuk e humbet vlerën e vet, janë kategorik nga JA Bulgaria. Prandaj dhe në kohëra të vështira si këto të sotmet ata vazhdojnë të inkurajojnë të rinjtë.
Përkrahja jonë është e orientuar drejt të rinjve, të cilët tani do të ndeshen me sfidat ekonomike, të lidhura me luftën. Organizata jonë rajonale në Evropë punon me njerëz të rinj në Rusi, Ukrainë dhe Moldavi dhe Rumani - vende, në të cilat do të ketë përmasa të ndryshme të krizës në këtë moment. Bashkimi i 42 organizatave tona në Evropë krijoi një fond për grumbullimin e një ndihme thjesht humanitare në radhë të parë, por dhe krijimin e programeve të ndryshme, të cilat do të përkrahin këta të rinj si dhe familjet e tyre të cilët ndodhen në një mjedis të ri dhe për ta do të jetë me një rëndësi të madhe të zhvillojnë mjeshtëritë e tyre për sipërmarrjen dhe edukimin financiar. Gjëra të cilat nuk u janë të domosdoshme pikërisht në këtë moment, por vetëm pas disa muajve ky do të jetë hapi tjetër në normalizimin e jetës së tyre”- është kategorike Irina Ilieva.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: jabulgaria.org, arkiv
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..