Me rastin e 100 diteve te para të hyrjes së tij në detyrë, Kryeministri Kirill Petkov iu drejtua qytetarëve bullgarë. "Në ditën kur u betuam, Komisioni Rregullativ i Energjisë dhe Ujit propozoi një rritje të madhe të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike dhe çmimet e energjisë elektrike në tregjet botërore filluan të rriten," filloi ai. Kryeministri vuri në dukje se për 100 ditë kabineti ka mbajtur çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në nivelet e verës së kaluar dhe në muajin prill do të ketë një mbështetje të madhe financiare për bizneset me një tavan të ri më të lartë.
Në bilancin e tij, Kirill Petkov u fokusua edhe në tejkalimin e krizës Covid, sigurimin e ndihmës së domosdoshme për ata që ikin nga lufta në Ukrainë dhe në përfundimin e çështjeve teknike për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
“Në fushën e korrupsionit lufta është e vështirë – në fakt nuk kemi një Prokurori funksionuese dhe hapat janë më të ngadaltë”, tha ai. Ai vuri në dukje edhe opozitën e fortë që qeveria ka hasur në punën e saj në interes të shoqërisë. Na vjen mirë që ndryshimi po vjen, ndonëse me hapa më të vegjël nga sa duam, por në drejtimin e duhur”, përfundoi Kirill Petkov.Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..
Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..