Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në vendin tonë hyrën 125 500 shtetas ukrainas. Prej tyre 58 000 ukrainas mbeten në territorin tonë. Kjo është me 2500 refugjatë më shumë se sa një ditë më parë. 16 220 persona morën mbrojtje të përkohshme, dhe pothuajse 40 000 janë të akomoduar në hotele dhe baza hoteliere, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit “Bullgaria për Ukrainën”.
Një raund i ri bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë për t'i dhënë fund luftës do të zhvillohet në Stamboll midis 28 dhe 30 marsit. Kievi është i gatshëm të negociojë neutralitetin me Rusinë, tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një intervistë për mediat opozitare ruse. Zelenski tha se me luftën Rusia ka asgjësuar qytetet rusishtfolëse në Ukrainë.
"Garancia e sigurisë dhe neutralitetit, statusi pa armë bërthamore - ne jemi të gatshëm të flasim për këtë," tha Zelenski për qëndrimin e Ukrainës, duke shtuar se ata janë të gatshëm të njohin rusishten si gjuhë zyrtare në Ukrainë.
Zjarre të reja kanë shpërthyer pranë termocentralit bërthamor të okupuar Çernobil, thanë autoritetet ukrainase. Ata bënë thirrje për "çmilitarizimin" e sektorit nën kujdesin e OKB-së për të kontrolluar zjarrin.
Ushtria ukrainase ka zmbrapsur 5 sulme në rajonet Doneck dhe Lugansk. Për shkak të humbjeve të mëdha, Rusia ka tërhequr dy grupe taktike batalionesh nga rajoni i Kievit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Në qendër të Sofjes u mbajt një maratonë rock 4-orëshe "Ne jemi me ju" në mbështetje të Ukrainës. Mijëra bullgarë me flamuj ukrainas marshuan në Sheshin e Pavarësisë dhe në zonën përreth.
Manifestimet e solidaritetit për Ukrainën po vazhdojnë në Sofje. Më 28 mars është organizuar një koncert bamirës "Së bashku për Ukrainën" nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..