Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas diskutimeve të gjata, koalicioni qeverisës nuk doli me një vendim për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Bisedimet mes përfaqësuesve të katër partive në koalicionin qeverisës, të cilat zgjatën gati tri orë, nuk u bënë publike. Ende nuk ka një vendim zyrtar për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Më herët, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” tha para BNR-së se vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës do të mblidhte shumicën e nevojshme parlamentare.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e pamjeve të tmerrshme të civilëve të ekzekutuar në qytetin Buça, rajoni i Kievit, për të cilat pala ukrainase fajësoi Rusinë. Me këtë rast, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ftoi ish-Kancelaren gjermane Angella Merkell dhe ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy të vijnë në Buça dhe të shohin vetë pretendimet e Kievit se viktimat civile janë rezultat i pushtimit rus. Autoritetet ukrainase lejuan ekipet e një sërë mediash të huaja të vizitojnë qytetin. Gazetarët raportuan 20 trupa në një rrugë në qytetin e shkatërruar dhe autoritetet ukrainase thonë se gjetën më shumë se 300 njerëz në një varr masiv pranë një kishe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të shqyrtojë atë që ndodhi në Buça në një takim të martën.

Në të njëjtën kohë, Moska i përshkroi pamjet si një provokim dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë rast. Dmitrij Poljanski, zëvendës-përfaqësuesi i parë i misionit rus pranë OKB-së, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të shohë të gjithë të vërtetën për “këtë provokim ukrainas, të organizuar posaçërisht para mediave perëndimore”.

Mëngjesin e sotëm, mediat ukrainase raportuan për një sulm me raketa ruse në Odesa ndaj një rafinerie jofunksionale të naftës. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk u lëndua nga raketa, një pjesë e së cilës u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sipas administratës rajonale, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni Sumks në Ukrainën lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria padit kompaninë ruse “Gazprom Export” për 400 milionë euro

Furnizuesi shtetëror i gazit "Bulgargaz" ngriti padi kundër kompanisë ruse "Gazprom Export" para Gjykatës së Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris, njoftoi kompania bullgare. Pala bullgare kërkon kompensim prej më shumë se 400..

botuar më 24-07-09 1.43.MD
Atanas Atanasov

DSB po diskuton për emrat e kryeministrave për kabinetin teknik

Kreu i "Demokratëve për Bullgarinë e Fortë" (DSB) Atanas Atanasov tha për BNT se në "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) duhet të krijohet një organ i vetëm për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të marrë vendimet e..

botuar më 24-07-09 11.41.PD
Hristijan Mickoski

Pushtetarë në Shkup duan të denoncojnë marrëveshjen me Bullgarinë

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut respektohen, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “minoritetin maqedonas” në Bullgari, njofton BGNES. Në një takim në Universitetin “Xhons Hopkins”..

botuar më 24-07-09 9.39.PD