Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas diskutimeve të gjata, koalicioni qeverisës nuk doli me një vendim për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Foto: EPA/BGNES

Bisedimet mes përfaqësuesve të katër partive në koalicionin qeverisës, të cilat zgjatën gati tri orë, nuk u bënë publike. Ende nuk ka një vendim zyrtar për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Më herët, bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” tha para BNR-së se vendimi për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës do të mblidhte shumicën e nevojshme parlamentare.

Bisedimet u zhvilluan në sfondin e pamjeve të tmerrshme të civilëve të ekzekutuar në qytetin Buça, rajoni i Kievit, për të cilat pala ukrainase fajësoi Rusinë. Me këtë rast, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski ftoi ish-Kancelaren gjermane Angella Merkell dhe ish-Presidentin francez Nicolas Sarkozy të vijnë në Buça dhe të shohin vetë pretendimet e Kievit se viktimat civile janë rezultat i pushtimit rus. Autoritetet ukrainase lejuan ekipet e një sërë mediash të huaja të vizitojnë qytetin. Gazetarët raportuan 20 trupa në një rrugë në qytetin e shkatërruar dhe autoritetet ukrainase thonë se gjetën më shumë se 300 njerëz në një varr masiv pranë një kishe. Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të shqyrtojë atë që ndodhi në Buça në një takim të martën.

Në të njëjtën kohë, Moska i përshkroi pamjet si një provokim dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë rast. Dmitrij Poljanski, zëvendës-përfaqësuesi i parë i misionit rus pranë OKB-së, tha se Këshilli i Sigurimit duhet të shohë të gjithë të vërtetën për “këtë provokim ukrainas, të organizuar posaçërisht para mediave perëndimore”.

Mëngjesin e sotëm, mediat ukrainase raportuan për një sulm me raketa ruse në Odesa ndaj një rafinerie jofunksionale të naftës. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk u lëndua nga raketa, një pjesë e së cilës u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Sipas administratës rajonale, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga rajoni Sumks në Ukrainën lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Uashington, kryeministri deklaroi se Bullgaria është një aleat i besueshëm në NATO

Në një bisedë me presidentin Joe Biden gjatë përkujtimit të 75-vjetorit të NATO-s, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se Bullgaria është një aleat besnik. Nga ana e tij, Biden vlerësoi lart rolin e Bullgarisë në krahun lindor të..

botuar më 24-07-10 9.41.PD

Në Herakleja Sintika, një ekspozitë udhëtuese tërheq vëmendjen ndaj specieve të rrezikuara

Ekspozita udhëtuese "Gjurmët e zhdukjes" paraqet forma të punuara prej biomaterialesh të gjurmëvetë kafshëve të rrezikuara në malin e Rodopeve, të cilat rikrijojnë habitatet e tyre natyrore, raportoi BTA. Ekspozita do të vizitojë qytetin..

botuar më 24-07-10 6.25.PD

Fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit pranë Ruses

Nga 10 korriku fillon riparimi kryesor i Urës së Danubit në afërsi të Ruses, njofton Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Punimet e ndërtimit do të kryhen çdo ditë gjatë orëve të ditës, 10-12 orë në ditë, sipas specifikave të aktiviteteve të..

botuar më 24-07-10 5.30.PD