Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zheçka Sllaninkova: Nuk mund ta përfytyrojë jetën time pa këngën popullore

Foto: arkiv personal

Zheçka Sllaninkova është krenaria e traditës së Stranxhës.Ajo është një nga këngëtaret e talentuara të kësaj krahine folklorike, të cilat kanë afirmuar dhe popullarizuar stilin e vërtetë të Stranxhës, si Magda Pushkarova, Komnia Stojanova, Janka Rupkina. Ajo ka lindur në fshatin Inxhe Vojvoda, rrethi i Burgasit. Paraqitjet e para skenike të Zheçkës 13 vjeçe kanë qenë gjatë kohës së tubimeve kombëtare dhe vendase, mes të cilave “Këndon Stranxha” në zonën Bosna dhe Koprivshtica  gjatë vitit 1976, në të cilat gjithmonë ka fituar medalje të arta. Dashuria e madhe ndaj këngëve e shpie në Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike "Filip Kutev"- në qytetin Kotell. Më vonë nga ana profesionale realizohet dhe si pedagoge në shkollën muzikore në Shiroka Llëka. Zhvillimin e saj profesional Zheçka Sllaninkova  ia detyron përvojës së grumbulluar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Stranxha - Burgas, si soliste dhe këngëtare në përbërjen e tij korale. Arti dhe repertori i pasur i këngëtares së njohur janë vlerësuar nga specialistët në Radion Kombëtare Bullgare, ku realizon incizime të këngëve të krahinës së Stranxhës me Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe me grupe instrumentale të dhomës.

Ajo është e lumtur dhe nga partneriteti i saj  me muzikantë të njohur, si Teodosij Spasov, Nedjallko Nedjallkov, Pejo Peev e të tjerë. Ka 10 albume të incizuara. Jashtëzakonisht emocionuese janë takimet e Zheçka Sllaninkovës me publikun e Burgasit, i cili e pret me duartrokitje të mëdha, më në veçanti në rastet kur këndon këngë të ngadalta me zërin e saj pushtues, të gërshetuar në ornamentikën shumë fine dhe të bukur të Stranxhës. 

Zheçka Sllaninkova është dyzet vjet në skenë, kurse tani vonë hyri në gjashtëdhjetë vjetorin e saj-një shkak festiv për kujtime të dashura, të lidhura me këngën e Stranxhës, të cilat këngëtarja i ndau posaçërisht për Radio Bullgarinë:

“Siç ju kam thënë, unë kam filluar të këndoj si fëmijë. E kam marrë këngën popullore si dhuratë. Zoti më ka dhënë talentin të këndoj, të gëzoj zemrat e njerëzve, të cilët  i vlerësojnë këngët e bukura popullore. Babai im këndonte shumë bukur. Thonë se gjyshja Bërza ka qenë bilbili i fshatit Inxhe Vojvoda. Unë kam një kujtim të bukur nga një tubim në zonën Bosna, ku kishte dy skena - njëra në pjesën më të sipërme, kurse tjetra – në pjesën më të poshtme. Publiku pasi dëgjonte se ku do të këndonte Zheçka Sllaninkova, shkonte në skenën përkatëse për të më dëgjuar. Unë e përfundova shkollën muzikore në qytetin Kotell, pas kësaj u martova me bashkëshortin tim Rumen Mutafçiev, i cili është pedagog i fyellit. U nisëm për në Shiroka Llëka ku jepnim mësim. Nxënësit më donin shumë si dhe njerëzit aty. Kishte një familje e cila më quante “bilbili”. Pas kësaj në Shkollën e Mesme “Dobri Çintullov” në qytetin Burgas hapën një klasë për mësimin e instrumenteve popullore dhe këndim, ku jepja mësim 7-8 vjet. Tani në këtë shkollë jep mësim një nga nxënëset e mia. Dhe kjo më gëzon shumë”. 

Këngëtarja popullore me shumë emocion kujtohet për festimin e jubileut të saj 55 vjeçar dhe 35 vjet veprimtari skenike. Atëherë bashkia e qytetit Burgas ka mbështetur koncertin festiv në teatrin veror në qytet, kurse pjesëmarrës kanë qenë interpretuesit e rinj nga krahinat e ndryshme folklorike. Pavarësisht nga kohërat e turbullta në të cilat jemi duke jetuar, Zheçka Sllaninkova planifikon përsëri një koncert të ngjashëm.

A është e lumtur nga fati i saj i një këngëtareje popullore? Ja dhe përgjigja e saj:

“Si të mos të jem e lumtur! Ashtu siç e dua familjen time, fëmijët e mi, kështu i dua dhe këngët popullore. Nuk mund ta përfytyroj jetën time pa këngën. Ju uroj të gjithëve shumë shëndet, qetësi shpirtërore, të jemi më të mirë, të dëgjojmë muzikën e bukur popullore. Sepse ajo është një balsam për shpirtin dhe zemrën.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD

Projekti fotografik “Unë jam bullgare”, që bëri bujë në rrjetet sociale, me një botim të ri

"Unë jam bullgare" - një projekt fotografik i cili fitoi popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit, mbushi 9 vjet. Fotot mahnitëse të fotografit Radosllav Përvanov   prezantojnë bukurinë e Bullgarisë dhe folklorin bullgar..

botuar më 23-12-21 7.45.PD